Shoqata e Infermierëve: Ja pse janë të rrezikuar shqiptaret nga coronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Shoqatës së Infermierë Elson Jaçaj, ka publikuar disa prej arsyeve pse shqiptarët janë të rrezikuar nga coronavirusi. Jaçaj vë theksin në mungesën e kushteve të higjienës, jo vetëm të asaj personale, por me gjithë papastërtitë që hasim sa dalim nga shtëpia. Evitimi i disa prej zakoneve tona të përditshme dhe shtimi i masave për higjenën personale mund të ulin disi riskun për t’u prekur nga virusi.

Postimi i plotë i Elson Jaçaj

1- Nuk rrinë dot pa përdorur telefonin në çdo kohë një nga burimet me të madha për infeksion. Pse? sepse ti telefonin e fut në xhep,e lë në tavolinë, e lë në divan, e merr me vete në tualet etj dhe askush që e përdor telefonin nuk i lan duart pas çdo përdorimi.

2-Po të shohësh shumicën e shoferëve mbajnë gishtin në hunde në mos gjithë kohës kur janë në semafor duke pritur shumicën i gjen me gisht në hundë. A më thotë ndonjë sa nga këto shoferë me pas e lajnë gishtin ose dorën? Asnjë

3-Një nga veset e tjera të Shqiptareve është që pështyjnë rrugës si një gjë normale e s’u bën përshtypje dhe këdo i gjen kudo nëpër rrugë, nga dritarja e makinës e kudo.

4-Fiksimi i femrave të mbajnë thonjtë e gjatë e kjo si një trend por është prap një nga burimet më të mëdha te infeksioneve

5-Nëpër autobuza s’ka njeri të mos mbahet tek dorezat mbajtëse apo dhe hekurat mbajtëse, aty ndërrohen lloj lloj duarsh që mbahen por e sigurtë që asnjë nuk i lan duart para dhe pasi është mbajtur e kjo është dhe burimi më i madh i infeksioneve në vend.

5-Po të shohim ndoshta jo të gjithë por shume veta si për të shpejte i fshijnë hundët me dorë duke i hedhur qurret në tokë e duke e fshirë dorën ose me dorë, ose tek pantallonat,ose në bluzë

Lexo edhe :  11 mijë nxënës më pak në shkolla/ Shkak emigrimi dhe tendenca për vetëm një fëmijë

6-Minimumi hamë tre herë në dite se ka nga ata që nuk e mbajnë mend sa herë hanë në ditë por sa prej nesh i lajnë çdo vakt duart para dhe pas ushqimi,sa prej nesh i lajnë frutat para se ti konsumojnë, sa prej nesh janë të sigurtë për ushqimet që konsumojmë.

7-Trendi i meshkujve sot për të mbajtur mjekër një burim tjetër infeksioni. Pse? Sepse ky është muhabet leshi tani e dihet që mbledh papastërti ,pluhura etj do s’do do e prekin me dorë si për fiksim gjatë ditës por asnjë nuk i lan duart më pas.

8-Fiksimi i të gjithëve (së fundi dhe meshkujt) kur takohen po s’u puthen disa herë në faqe e të përqafohen nuk e quajnë se u takuan,kjo një mënyrë e mirë e transmetimit te infeksioneve. Sa për fillim besoj se mjaftojnë se lista s’ka te mbaruar por nuk e them për panik këtë gjë por për këshillim. Thoni pastaj qe nuk na ruan Zoti ne Shqiptareve sepse vetë s’dimë të ruhemi.

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV