Si në futbollin shqiptar/ Ylli i Liverpool: Paguaja para për të luajtur kur isha 16 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në futboll asgjë nuk është e lehtë. Diogo Jota ka sakrifikuar shumë për t’u bërë futbollisti që është sot. 25-vjeçari luan me Liverpoolin, një nga klubet më të mëdha në botë, teksa është edhe titullar te kombëtarja portugeze.

Sulmuesi po kalon një moment shumë të mirë, ndërkohë që është rikthyer pas në kohë në prononcimin e dhënë për Sky Sports, aty ku thekson se nuk e kishte menduar kurrë që do të shkonte kaq larg si futbollist.

”Kur isha 16 vjeç luaja për Gondomar. Më duhej të paguaja çdo muaj për të luajtur. Në fakt nuk paguaja unë, e bënin prindërit e mi. Ashtu ishin gjërat, duhet të paguaje para për të zbritur në fushë, në Portugali janë gjërat ndryshe krahasuar me Anglinë.

Vetëm kur u transferova te Paços Ferreira fillova të fitoja disa para. Gjithmonë kam punuar fort dhe jam përpjekur të arrija sa më shumë. Kur isha i ri nuk luaja me skuadra të mëdha. Shumë nga shokët e mi u transferuan te Porto dhe Benfica.

Unë konsiderohesha një lojtar i mirë, por kurrë nuk kam qenë më i miri. Kur u paraqit mundësia, e shfrytëzova. Mendoj se kur je i ri, je gjithmonë plot shpresë dhe besim për t’u bërë i suksesshëm, por nuk mendoja se do të arrija deri te Liverpooli”, deklaroi goleadori portugez, i cili sezonin e kaluar realizoi 21 gola me ekipin e Jurgen Klopp.

“The Reds” paguan 45 milionë euro në arkat e Wolves dy vite më parë për kartonin e sulmuesit luzitan. Diogo Jota ka luajtur më parë edhe me Atletico Madrid dhe Porton. “Colchoneros” e blenë 7 milionë euro nga Paços Ferreira (2016), por lojtari portugez nuk debutoi kurrë me ekipin e Diego Simeones.

Të fundit

PD, analizën e humbjes nuk e bën humbësi!

Nga Sebi Alla Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ua ka bërë të qartë të tijëve dhe publikut se gjëja...

Ekzekutuan biznesmenin, dënohet me 30 vite burg Endrew Bode, 20 vite Alban Velo

Gjykata e Tiranës dënoi me 55 vite burg në total autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Papa, ngjarje e ndodhur në 16 dhjetor të...

Taulant Balla në bazën e NATO-s në Letoni, vendos lule aty ku ranë dy dëshmorë

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ndodhet në një vizitë zyrtare në Letoni ku ka vizituar bazën ushtarake të NATO-s, në Adazi. Ai është takuar...

Shefi i NATO-s: Jemi të rrezikuar nga Rusia, mbroni qiellin!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se Rusia është një kërcënim dhe rrezik real. Rutte u shpreh se duhet të jemi...

Ylli Manjani: Berishës i ka ngelur ora te narkoshteti, na vë pullë në Europë

"PD është në vdekje klinike, nuk e sjell dot në jetë rinumërimi", kështu është shprehur avokati Ylli Manjani teksa komentoi rinumërimin e votave për...

Lajme të tjera

Web TV