U fut në Uzinën e Gramshit, Moska kërkon arrestimin e ruses që u kap në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gjykatë në Moskë ka lëshuar fletarrestim për Svetlana Valeryevna Timofeyeva, të dhënat personale të së cilës përkojnë plotësisht me të dhënat e një gruaje që është ndaluar në Shqipëri, nën akuzat për spiunim. Gjykata në distriktin Meshçasky, ka thënë më 26 gusht se ka shtuar Timofeyevan, e cila është akuzuar se në mënyrë të paligjshme ka siguruar informacion të klasifikuar – në listën e personave që kërkon nëpër botë.

Emri i saj i plotë dhe data e lindjes – 19 mars 1989 – që janë përmendur në gjykatë lidhur me Timofeyevan, janë të dhëna të njëjta sikurse të fotografes ruse, Svetlana Timofeyeva, e cila po ashtu njihet si Lana Sator.

Ajo është arrestuar ditë më parë në Shqipëri, bashkë me dy burra tjerë. Timofeyeva njohet si fotografe që shkrep fotografi të fabrikave funksionale dhe atyre të braktisura, dhe i publikon në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën ka mbi 250 ndjekës.

Timofeyeva dhe dy burrat tjerë, njëri rus, Mikhail Zorin, dhe tjetri ukrainas, Fedir Mykhaylov, janë ndaluar më 20 gusht në Shqipëri, vend anëtar i NATO-s. Shqipëria po ashtu mbështet Ukrainën teksa mbrohet nga pushtimi rus.

Fabrika e armëve në Gramsh është hapur më 1962 për të prodhuar pushkë të llojit AK-47 dhe armë tjera. Aty është ndalur prodhimi pas rënies së komunizmit më 1990 dhe më pas ka nisur shkatërrimi i armëve. Fabrika përdoret ende për të riparuar armë ushtarake, mirëpo nuk prodhon më të tilla.

Autoritetet shqiptare kanë thënë se Timofeyeva dhe Mykhaylov janë ndaluar afër fabrikës, ndërsa Zorin ka qenë brenda. Ai ka hedhur sprai piperi ndaj dy roje ushtarëve që kanë tentuar të kapin. Më 24 gusht, autoritetet në Shqipëri kanë marrë vendim që tre personat të qëndrojnë në burg derisa të përfundojnë hetimet.

Të fundit

Gara për Tiranën/ Xhaçka në avantazh ndaj Gjylametit! Majko, Kodheli e Felaj pa mandat

Vijon ende numërimi i votave preferenciale për qarkun e Tiranës, teksa deri tani janë numëruar 27697 zarfe me votën...

E frikshme! Një avion i Lufthansas fluturoi pa pilot për 10 minuta, zbardhet raporti

Një fluturim i Lufthansas me 205 persona në bord mbeti pa pilot për 10 minuta, shkruan CNN sot, pasi piloti humbi ndjenjat ndërsa ishte...

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani

Sunday Times ka publikuar listën e të pasurve nën 40 vjeç në Britani, ku ylli shqiptar Dua Lipa, 29 vjeçe, është emri më i...

Sot seanca e 18-të për konstituimin e Kuvendit! A do të dalë Kosova nga ngërçi politik?

Për të 18-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë nëntë parlamentare...

Afera Partizani, Berisha paraqitet sot në SPAK për masën detyrim paraqitjeje

Kreu i PD, Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK në orën 09:30 në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për aferën Partizani. Po...

Lajme të tjera

Web TV