Shkëmbimi Osimhen-Ronaldo, ja kushtet që vendos Napoli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej ditësh tashmë përflitet që Cristiano Ronaldo mund të kalojë te Napoli gjatë kësaj merkatoje, si pjesë e shkëmbimit me sulmuesin Victor Osimhen.

Manchester United kërkon sulmuesin nigerian të Napolit, ndërsa ka ofruar portugezin në formë huazimi, por që diçka e tillë të realizohet numri një i napolitanëve, Aurielio De Laurentis ka vendosur disa kushte.

Sipas “Corriere dello Sport”, e para ka të bëjë që nëse United kërkon Osimhen duhet të paraqesë një ofertë prej 130 milionë euro dhe jo 100 siç është përfolur.

E për të kaluar CR7 në “Maradona” duhet që United të paguajë huazimin e portugezit. Gjithashtu De Laurentis kërkon që djajtë të paguajnë të gjitha komisionet e transferimit të ish-sulmuesit të Realit te Napoli dhe së fundmi përsëri skuadra angleze duhet të paguajë dhe 80% të pagës së Ronaldos.

A do të jetë në gjendje Jorgo Mendes ta realizojë këtë operacion me të tilla kushte, mbetet tyë shikohet gjatë ditëve të fundit të merkatës.

Të fundit

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë

Rreth 17,000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në provincën kanadeze të Manitobës, për shkak të...

Aksidenti tragjik në Vlorë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari

Një aksident tragjik me motor ka ndodhur këtë të diel në Vlorë. Policia bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Demokracia”. Në vendngjarje...

“Thikë pas shpine”, analiza si u tërbua Rusia kundër Serbisë

Ka dëshmi se Serbia, përmes vendeve të treta, po i dërgon armë dhe municione Ukrainës. Shërbimi sekret rus tani ka ngritur akuza të rënda...

“Ose Hamasi liron pengjet, ose do të shfaroset”, Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka urdhëruar ushtrinë të përparojë në Rripin e Gazës “pavarësisht nga çdo negociatë”, ndërsa është duke u zhvilluar...

Gazetaria nga një profesion elitar, në një “punë” të lehtë me klikime

NGA SHPETIM LUKU - Shumë kohë më parë, në një nga ato ditët kur gazetaria shqiptare po merrte frymën e parë në formën e...

Lajme të tjera

Web TV