U kap ‘mat’ duke vjedhur produkte në market, durrsaku e pëson keq nga policia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndoshta vjedhja është ves, ndoshta shkaku është rritja e çmimeve, por një 35-vjeçar nga Durrësi është kapur ‘mat’ duke vjedhur për dy ditë rresht produkte ushqimore nga një market në Durrës.

Më datë 27.08.2022 dhe më datë 28.08.2022, 35-vjeçari ka vjedhur produkte ushqimore, në të njëjtin market.

Uniformat blu bëjnë me dije se 35-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, pasi gjatë muajve qershor dhe korrik, ai ka vjedhur me forcë shuma të ndryshme parash, në të njëjtën makinetë për kafe, në pronësi të një subjekti privat, në lagjen nr. 1, Durrës.

Njoftimi i policisë

Durrës

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Durrës, operacioni policor i koduar “Vollga”.

Vodhi 2 herë, produkte ushqimore në të njëjtin market, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

35-vjeçari, i dyshuar edhe si autor i 5 rasteve të tjera të vjedhjes me forcë të shumave të parave, në të njëjtën makinetë për kafe, në Vollga, Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Vollga”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

A.M., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas, më datë 27.08.2022 dhe më datë 28.08.2022, ka vjedhur produkte ushqimore, në të njëjtin market, në lagjen nr.18, Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 35-vjeçari, gjatë muajve qershor dhe korrik, ka vjedhur me forcë shuma të ndryshme parash, në të njëjtën makinetë për kafe, në pronësi të një subjekti privat, në lagjen nr. 1, Durrës.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV