E RËNDË/ Gomones iu prishën motorët, gjenden të pajetë 7 emigrantë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtatë persona janë gjetur të pajetë pranë plazheve të Mesdheut në jug të Spanjës. Sipas autoriteteve spanjolle mësohet se shtatë personat dyshohet të jenë emigrantë të ardhur me gomone nga Algjeria.

Kujtojmë se fundjavën që lamë pas, rojet bregdetare spanjolle shpëtuan një emigrant rreth 30 milje nga bregu i Alicantes.

21-vjeçari tha se po udhëtonte me një grup prej rreth 15 personash kur gomones iu prishën motorët dhe emigrantët e tjerë u zhdukën nën ujë.

Të dielën policia spanjolle gjeti edhe tre trupa të pajetë, një burrë, një grua dhe një fëmijë, pranë plazheve të Pilar de Horadada në Alicante. Ndërkohë po në të njëjtën ditë autoritetet u njoftuan për dy trupa në ujërat e San Javier në Murcia, ndërsa dy trupa të tjerë u zbuluan në brigjet e Alicante dhe Murcia ditën e sotme.

Të fundit

Historike! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vjen në Tiranë, zbulohet data

Më 11 shtator, Tirana do të mirëpresë mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Organi më i lartë...

Efektivi Klajdi Mustaj e nxori nga automjeti, i mituri humb jetën

Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të hëne nga Spitali i Traumës aty prej disa ditësh po luftonte me vdekjen i...

Ben Blushi: Një krahasim mes Palestinës, Kosovës dhe Maqedonisë

Të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë dashamirës të Hamasit, këto ditë duhet të jenë të çliruar. Hamasi po e fiton luftën...

“News24, kur pronarit i prishen pazaret dhe gazetari ngel në rrugë”

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes pronarit dhe shtetit lidhur me...

Përkeqësohet situata, zjarret në pyjet e Gramshit po bëhen edhe më masive

Situata nga zjarri në Sojnik të Gramshit është përkeqësuar akoma më shumë. Sipas kryebashkiakut të Gramshit, Besian Ajazi, një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer...

Lajme të tjera

Web TV