Piramidat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mitro Çela

Tregimet e verës

-Maska mortore e Enver Hoxhës-

Vjeshtë e tretë 2007 më zuri në Kajro.

Si ngjau kjo çudi e mesme?

Kryeministrin Berishën e ftoi Mubaraku, ish Presidenti i Egjiptit, për një vizitë zyrtare.

Për arsye të mos arsyes, pjesë e delegacionit isha edhe unë…

Sipas protokollit vizituam edhe piramidën e Keopsit.

2 milionë gurë një mbi një.

Një gur peshon 2 mijë tonë.

Si u ngritën në hava?

Ciceroni na tregoi edhe për maskën mortore të faraonit

Tutankhamun…

U befasova. Hapa internetin. Maskat mortore nuk janë për njerëz dosido.

Janë për personazhë që kanë lënë gjurmë në histori.

Ka maska mortore për

Napolon Bonopartin,

Dante Aligerin,

Bethoven etj.

Maskat mortore, bëhen me dyll, me plastikë ose me allçi.

Kur gatuhen?

Në prag të vdekjes.

Por në shumë raste, pas vdekjes…

Dhe imazhi jeton për shekuj…

Po në Shqipëri ka maska mortore?

Nisa të bëj një lidhje me mend.

Piramida ka në Egjyp.

Piramidë kemi edhe në mes të Tiranës.

Në Egjipt, u ndërtuan në lashtësi për lavdinë e faraonëve.

Në Tiranë piramida u ndërtua për lavdinë e Enver Hoxhës…

Vrava trutë…

Hapa blloqet e vjetra të shënimeve.

…14 tetor 1988.

Në atë mot punoja tek gazeta “Bashkimi”.

Ditë e madhe:

U inagurua “Mauzelumi Enver Hoxha”.

Mijëra vetë vërshuan brenda Piramidës.

Shkova edhe unë për vizitë.

Relike.

Libra.

Fletore me shënime.

Makina e Enverit.

Makina e shkrimit…

Fytyra e Enverit në maskë mortore.

Dora e Enverit në allçi…

Rastësisht pranë kisha Hekuran Isain.

Ministër i Brendshëm dhe anëtar i Byrose Politike.

Kisha muhabet, falë miqësisë me të birin. E pyeta për maskën mortore…

-Ditën e parë që vdiq shoku Enver u tronditëm,- më tha Hakuran Isai.-

Lexo edhe :  Plastika po na mbyt dhe pas thirrjeve të OKB-së: Luftoni ndotjen nga plastika

Sikur na ra rrufeja.

Ditën e dytë u mblodh Byroja Politike.

Shokun Ramiz Alia na tha:

-Do u them një sekret.

Do të bëjmë një maskë mortore për fytyrën dhe dorën e shokut Enver…

… U krijua nje komision me disa skluptorë: Kristaq Rama, Muntaz Dhrami, Muharrem Turkeshi etj.

Udhëheqësi qëndroi një javë pa u varrosur.

Ditën e shikonin njerëzit.

Natën punohej për maskën.

Trupin e hiqnim nga podiumi dhe e vendosnin në dysheme.

Muharremi Turkeshi hidhte allçi mbi fytyrë…

Tension.

Frikë….

Dhe doli maska e fytyrës…

Pastaj u bë dora!…

…A mund të ëndërrojnë liderët sot për maska?…

Teorikisht-jo.

Gjëra demode.

Jetojmë në epokën e internetit dhe informatikës.

Imazhet e liderve vijnë të gjalla nëpërmjet

“maskave”

në facebook,

në kinema,

në televizorë…

Po në praktikë?…

Liderët janë të rrethuar nga militantë.

Ka prej tyre që ëndërrojnë të kenë maska mortore për idhujt e tyre.

Sepse maskat mortore janë si kurorat e dafinës në Greqinë e lashtë:

Të thjeshta për t’i bërë, por të vështira për t’i merituar?…

Të fundit

“Kur do të jetë i lirë, Ilir Meta”? Përgjigjet avokati i tij, Kujtim Cakrani

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, në një lidhje direkte me studion televizive, deklaroi se Presidenti i Partisë së...

9 Qershor 1923/ Grushti i shtetit në Bullgari, ushtria merr frenat e qeverisë

Më 9 qershor 1923, në Bullgari ndodhi një grusht shteti ushtarak, që rrëzoi nga pushteti qeverinë e kryeministrit Aleksandër Stambolijski, i cili drejtonte Bashkimin...

Gonxhja: Ermal Meta çeli sezonin veror me një koncert të jashtëzakonshëm

“Në ambientin magjepsës të Teatrit Antik të Butrintit, Ermal Meta çeli sezonin veror me një koncert të jashtëzakonshëm si pjesë e turneut të tij...

Mesazhi që Guido do donte të na linte!

Nga Xhensil Shkëmbi Sot, teksa përcollëm vëllain tonë në banesën e fundit, fotografin e talentuar dhe shpirtin e ndjeshëm që ishte Guido, sytë më ndalën...

Shqiptarët, më optimistët në Ballkan! Eurobarometri: Serbët janë më të dëshpëruarit

Anketa më e fundit e eurobarometrit tregon disa të dhëna interesante në lidhje me perceptimin që kanë qytetarët e vendeve të Ballkanit perëndimor. Anketa zbulon...

Lajme të tjera

Web TV