Sylvester Stallone akuzon ish-bashkëshorten, a fillon “lufta”?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A tingëllojnë daullet e luftës në horizont? Sylvester Stallone i është përgjigjur zyrtarisht Jennifer Flavin, e cila paraqiti kërkesën për divorc më 19 gusht. Në këtë peticion arsyet që u shfaqën ishin se ‘Sly’ kishte “harxhuar pasurinë e familjes” duke kërkuar që të dëmshpërblehej si pasojë e këtij shpenzimi që ajo e konsideronte të padrejtë.

Javët e fundit, aktori që luajti Rocky Balboa-n është përpjekur të mbajë një profil pajtues. Ai i ka kujtuar publikut se e do shumë, se më e rëndësishmja është familja e tij dhe se nuk dëshiron të përfundojë keq me askënd pasi kanë tre vajza të përbashkëta.

Megjithatë, tashmë ai i është përgjigjur zyrtarisht kërkesës për divorc, duke u mbrojtur ndaj akuzave të ashpra të ngritura nga ish-partnerja e tij. Në radhë të parë, ajo ka pranuar kërkesën për t’u kthyer në mbiemrin e vajzërisë dhe gjithashtu ka pranuar se lidhja është e papajtueshme sepse është prishur.

Pavarësisht kësaj, artisti është mbrojtur pasi insiston se nuk e ka shpërdoruar pasurinë familjare, përkundrazi, ai shprehet se ekonomia familjare është në gjendje të mirë dhe se gjithçka është në rregull. Po kështu ai ka siguruar se do të përpiqet të bashkëpunojë që kostot e gjyqit të mos kushtojnë një pasuri dhe situata të jetë sa më pak traumatike.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV