Napoli dhe Leçe kanë ndarë pikët, teksa mbrëmjen e djeshme takimi përfundoi në barazimin 1-1, në stadiumin “Diego Armando Maradona”, e vlefshme për javën e 4-të të Serisë A italiane.
Golat u realizuan nga Elijf Elmas në minutën e 27′ dhe më pas barazimi nga Leçe ka ardhur menjëherë në minutën e 31′ me Lorenco Kolombon.
Ka qenë pikërisht ky i fundit, i cili ka realizuar një “perlë” nga distanca.