Nisma “Ballkani i Hapur”/ Vuçiç: Kritikët kërkonin gjilpërën në kashtë, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministiri Edi Rama ka mbërritur në Beograd ku po mbahet Panairi i Verës që është titulluar “Vizioni i Verës” që është organizuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur.

Në fjalën e tij hapëse, presidenti i vendit pritës, Aleksandër Vuçiç dha një mesazh për Ballkanin e Hapur duke thënë se sjell vetëm të mira dhe theksoi se të gjithë bashkë do të punojnë për shqiptarët, maqedonasit dhe serbët. Deri tani, vetëm Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë pjesë e nismës së ‘Open Balkan’.

“Dua të them dhe diçka mjaft personale, përpara se ta deklarojmë të hapur këtë panair, ideja jonë gjithmonë ka pasur kritika, ka pasur nga ata që kanë dashur të gjejnë gjilpërën në kashtë.  Nuk mund të fitosh diçka që vjen natyrshëm. Kjo na ka sjellë më pranë njëri-0tjetrit. Është në interesin tonë. Ballkani i Hapur nuk i ka sjellë asgjë të keqe askujt dhe sjell vetëm të mira. Ne do të punojmë më me zell, më fort për shqiptarët, maqedonasit dhe të gjithë qytetarët e Serbisë uroj ta shijoni këtë nismë”, tha Vuçiç.

Panairi Ndërkombëtar i Verës do të eskpozohet për 4 ditë në kryeqytetin serb ndërsa nesër do të mbahet samiti mes liderëve të Ballkanit të Hapur. Panairi do të mirëpresë prodhuesit më të mirë të verës në rajon me qëllim promovimin e kombinimit unik të shijeve dhe aromave që përfaqësojnë frymën e Ballkanit, gjeografinë e tij dhe pasurinë e tij të varieteteve.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV