Befason Klodiana Lala: E kam takuar Ervis Martinajn në prani të një ish-deputeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt, të shumëkërkuarit nga policia.

Lala deklaroi në emisionin “Opinion” se disa kohë më parë e ka takuar Martinajn në prani të një ish-deputeti.

Megjithatë, ajo nuk pranoi të tregojë emrin e ish-deputetit dhe deklaroi se nuk e di se përse ata ishin bashkë.

“E kam takuar në prani të një ish-deputeti të njohur. Nuk e di çfarë bënte me të deputeti, punë për të”, u shpreh gazetarja. Ajo zbuloi se Martinajn shkoi ta takojë për t’i kërkuar një intervistë, por ky i fundit nuk kishte pranuar.

Nga ana tjetër, gazetari Artan Hoxha u shpreh se Martinaj ishte me pushime në Dhërmi.

Hoxha shtoi se u habit kur ka zbuluar se me kë ishte ai.

“Besimi i familjarëve tek Policia është 0. Kamerat i kanë gjetur familjarët, ato që kanë dalë deri më tani. Janë kamerat e tyre. Ato i kanë ndjekur lëvizjet e tij. Më 1 gusht, ne jemi takuar bashkë në rivierë. Ai ka qenë në Dhërmi. Nga data 1-5 ka qenë në Dhërmi dhe ka bërë pushime. Jam habitur kur e kam marrë vesh me kë ka qenë. Me datë 5 erdhi në Durrës. Pastaj në Tiranë.”, deklaroi gazetari.

Të fundit

Mbetet në burg shefi i Policisë Rrugore në Tiranë

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për shefin e komisariatit të policisë rrugore Tiranë,...

Përplasja e fundit virtuale mes Elvana Gjatës dhe Dafina Zeqirit ndez rrjetin

Kënga më e re e Elvana Gjatës, “Lumja toka”, sapo ka dalë dhe ka bërë menjëherë bujë, jo vetëm për melodinë me motive shqiptare,...

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të xhirojnë së shpejti një film

Moderatorja Kiara Tito ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ku ka ndarë me publikun disa...

FOTO/ Igli Tare zgjedh Italianon, por Bologna bëhet pengesë

Igli Tare pritet të bëhet zyrtarisht “djall”, por në Itali nuk kanë asnjë dyshim për këtë pjesë, thjesht është kohë, me ish futbollistin e...

Nesër Konferenca e Pestë ndërqeveritare, Rama kryeson delegacionin në Bruksel

Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar, në konferencën e pestë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, e cila pritet të mbahet në Bruksel të enjten (22...

Lajme të tjera

Web TV