Dueli i Champions, Zidane: Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nesër do të përballen dy ndër klubet me historinë me të veçantë në Champions. Reali Madritit, i konsideruar si klubi që është i lindur për këtë kompeticion dhe skuadra e Manchester Cityt e cila ka kundër jo vetëm gjithë botën po edhe klubet britanike.

Por përpos gjithë përballjeve që klubi ka me gjykatat e ndryshme për çështjet e Fair Play-t financiar, ndeshja e të nesërmes do të tregojë se sa seriozisht do ta marrë kjo skuadër garën në Chamions.

Në kohën kur thuajse ka humbur garën për titull në Angli dhe kur kërkohet t`i merren edhe dy tituj të tjerë, skuadra e Pep Guardiolës ka shansin e madh të fitojë atë për të cilën ka ëndërruar prej shumë vitesh. Për pasojë ditën e sotme ka folur në lidhje me këtë skuadër dhe teknikun e tyre edhe një prej emrave më të njohur të botës së futbollit, Zinedine Zidane. Ai ka vënë theksin në faktin se skuadrën qytetare të Anglisë  e drejton trajneri më i mirë në botë.

Kështu Zinedine Zidane nuk ka asnjë dyshim, për të trajneri më i mirë në botë është Pep Guardiola, kundërshtar me të cilin do të përballet sot në 1/8-at e Championsit.

“Guardiola është trajneri më i mirë në botë, e ka treguar gjithmonë. Por ndeshjen Real Madridi dhe Manchester City, jo Zidane dhe Guardiola. Mund ta etiketoni si të doni këtë përballje: një klasike ose një derbi, për mua është një ndeshje e madhe”, tha tekniku i Realit.

Zidane nuk ka asnjë dyshim rreth vlerave të kolegut të tij të “Citizens”. “E kemi parë çfarë aftësish ka te Barcelona, Bayerni dhe tani te Manchester City. Disa mendojnë se ka trajnerë të tjerë më të mirë, por për mua ai është më i miri”. n.k/Fjala.al/

Lexo edhe :  Real Madrid fiksohet pas 15-vjeçarit të Arsenalit, Perez "all in"

 

 

 

 

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV