Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në Mirditë. Mësohet se janë vrarë dy persona, vëlla dhe motër. Identiteti i viktimave nuk dihet ende.
Vrasja dyshohet se ka ardhur për konflikte familjare nga prishja e martesës së vajzës. I dyshuari kryesor për momentin, sipas burimeve është ish-bashkëshorti i saj. Viktimat janë me inicialet V.F. vëllai dhe E.F. motra. Policia ka ngritur patrulla në gjithë Rrëshenin për kapjen e autorit.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore. Detaje të tjera priten në vijim.