4 vajza fusin në kurth Vali Corleonen, shkojnë në motel dhe i marin Audi-n 100 mijë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Telashet nuk kanë fund për Vali Corleonen, i cili pak javë më parë u plagos me armë zjarri nga vajza me të cilën bashkëjetonte. Sipas mediave në Kosovë, së fundmi, raportohet se është futur në një kurth nga 4 vajza, me të cilat dëshironte të kalonte natën në një motel në orët e para të mëngjesit të së martës.

Vali Corleone kishte shkuar në një motel në Gjilan së bashku me dy vajza, njëra shqiptare dhe tjetra serbe. Më vonë i janë bashkuar edhe dy vajza të tjera nga Maqedonia e Veriut, që e kishin futur në grackë.

Sipas Gazeta Sinjali, në momentin kur janë futur në dhomën e motelit, kanë filluan të argëtohen me njëri-tjetrin. Njëra prej vajzave është larguar nga dhoma me pretekstin se do të merrte një pije dhe këtu ka nisur makthi për Vali Corleone.

Brenda dhomës ku Vali ishte së bashku me 3 vajzat e tjera, hynë dy persona të armatosur, njërin prej të cilëve ai ka arritur ta identifikojë me emër dhe mbiemër.

Nën kërcënimin e armës, e kanë detyruar që të shtypë opsinon e regjistrimit në telefon dhe të deklarojë se u kishte 100 mijë euro borxh dy personave në fjalë. Më pas, ata e kanë detyruar Vali Corleonen që t’i dërgonte me makinën e tij në kufirin me Maqedoninë e Veriut.

Kur kanë mbërritur atje, personat e armatosur i kanë marrë makinën luksoze të markës Audi SQ7 në kompensim të borxhit 100 mijë eurosh që Vali Corleone u kishte dhe janë zhdukur.

Tri ditë më pas, Corleone ka rrëfyer ngjarjen në polici. Ai para hetuesve ka treguar se kush është njëri nga të dyshuarit, ndërsa për personin e dytë nuk e njihte.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV