“Antony dhe tërbimi”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryefjala e mediave sportive për ditën e sotme është fitorja e Manchester United në Premier League, dhe humbja e Romës në Seria A. Ekipi i Ten Hag shkëlqeu në ditën e djeshme duke mundur Arsenalin optimist me rezultatin 3-1, ku golashënuesit ishin: Rashford me dy gola, Antony me gol në debutim, dhe Saka nga ekipi londinez.

Në Seria A, Roma dështon në transfert duke pësuar një humbje të thellë ndaj Udinezes me rezultat 4-0.

Ndjekim disa titujt kryesorë të gazetave sportive:

Në Britaninë e Madhe, Daily Express Sport hapet me yllin debutues të ‘djajve’ duke shkruar: “Antony dhe tërbimi”. Braziliani arriti të shënonte një gol mjaft të bukur në ndeshjen e tij të pare për United.

Gazzetta dello Sport hapet me intervistën e fundit të presidentit të kuqezinjve, Cardinale: “Milan në gjithë botën”. “Kemi një vizion dhe një objektiv të qartë: ekipin në krye të Evropës dhe botës”. Dhe Pioli mbetet në krye”- u shpreh kreu i RedBird Capital dhe numri 1 i kuqezinjve.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 05/09/2022

“Mou, çfarë shuplakash” shkruan Corriere dello Sport. Roma e panjohur: gabime dhe shpërqendrime, Udinese fiton 4-0. Mourinho i frustruar por dhe motivues: “Më mirë të humbasësh një ndeshje si kjo sesa katër ndeshje me 1-0”.Prima Pagina Corriere dello Sport 05/09/2022

Tuttosport hapet me bardhezinjtë: “Juve ngre ritmin”. Nesër Allegri duhet të reagojë ndaj një sfide të vështirë siç është ajo me PSG.Prima Pagina Tuttosport 05/09/2022

“La Vuelta bëhet e kuqe” është titulli i madrilenes AS. Thymen Arensman fiton fazën 15 të çiklizmit të La Vuelta-s ndërsa Remco Evenepoel lufton për të mbajtur epërsinë.Prima Pagina AS 05/09/2022

Katalanasja Mundo Deportivo hapet me titullin “Vdekjeprurës”. Lewandowski, me pesë gola në katër ndeshje të ligës, tashmë bën diferencën për Barçën.Prima Pagina Mundo Deportivo 05/09/2022

Lexo edhe :  Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

Në Spanjë, Marca hapet me rekordin e mundshëm për mesfushorin: “Champions e vendos atë në 100”. Modric do të luajë në Glasgow ndeshjen e tij të 100-të me Realin në Champions dhe fillon ëndrrën e 6 trofeve të Champions League që do të barazonin Paco Gento.Prima Pagina Marca 05/09/2022

“Zoti Gol” është titulli i Sport e cila gjithashtu fokusohet tek bomberi polak. Lewandowski, 9-ta që i duhej Barçës. Lojtari ka pesë gola në 12 goditje.Prima Pagina Sport 05/09/2022

 

“Çfarë zgjimi” ka shkruar gazeta romake “Il Romanista”. Udinese turpëron Romën dhe i bën që të jenë me këmbë në tokë.Faqja Romanisti 05/09/2022

Në Francë, megjithatë, gjithçka është e lehtë për Paris Saint-Germain, kundërshtarin e radhës të Juventusit në Champions League. “Parisi i qetë”, shkruan L’Equipe në faqen e parë.Prima Pagina L'Equipe 05/09/2022

Të fundit

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

Lajme të tjera

Web TV