Truss merr “frenat” e Britanisë, po fati i shqiptarëve që kalojnë “La Manshin” me gomone?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fluksi i madh i emigrantëve shqiptarë që po përpiqen të hyjnë ilegalisht në Britaninë e Madhe, ka detyruar ligjvënësit atje të kërkojnë rikthim të skemës së Ruandës. Plani parashikon që individët e identifikuar nga qeveria si emigrantë të paligjshëm apo azilkërkues të risistemohen ne Ruandë, ku edhe shqyrtohet kërkesa për azil.

Ata që kanë sukses qëndrojnë në shtetin afrikan, ku në sajë të skemës do të ketë investime të konsiderueshme. Ndërkohë atyre që ndërmarrin udhëtimin e rrezikshëm përmes kanalit të La Manshit, iu tha të shpejtojnë për të hyre në vend, pasi lideri i ri që do të pasojë  Johnson do të shtojë patrullimet në Kanal, e do të ngrejë barriera në bregdet.

Por çfarë ndodh tani me emigrantët shqiptarë pasi  Liz Truss u zgjodh kryeministre e Britanisë së Madhe?

Liz Truss në fushatë, i ka shfrytëzuar intervistat në media për t’u përplasur në distancë me kundërshtarët lidhur me pikëpamjen mbi menaxhimin e fluksit të azilkërkuesve.

Liz Truss është përpjekur të josh anëtarët konservatorë me idetë e saj mbi çështjen e kontrollit të kufijve të Britanisë mbizotëroi, me Sekretaren e Jashtme që u zotua se “nuk do të fshihet” pas Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriu, që së fundmi bllokoi planin e Boris Johnson për të dërguar emigrantët në Ruandë.

Truss u zotua se do të marrë përsipër vendimet e GJEDNJ-në pasi imigracioni u vu në qendër të vëmendjes së balotazhit të lidershipit konservator.

“Si kryeministre, jam e vendosur të shoh politikën e Ruandës deri në zbatimin e plotë, si dhe të eksploroj vende të tjera ku mund të punojmë për të ngjashme partneritete. Do të sigurohem që të kemi nivelet e duhura të forcës dhe mbrojtjes në kufijtë tanë. Unë nuk do t’i drejtohem Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) dhe përpjekjeve të saj të vazhdueshme për të provuar dhe kontrolluar politikën e imigracionit”, ka thënë më herët Truss.

Truss u zotua gjithashtu të rishqyrtojë idenë e diskutueshme për t’i kërkuar Forcës Kufitare të ndjekë emigrantët që tentojnë të kalojnë La Manshin dhe t’i tërheqë ata mbrapsht në Francë.

Lexo edhe :  Sulmet amerikane në Iran, Khamenei: Armiku ka bërë një krim të madh, duhet të ndëshkohet

Ideja u braktis nga Boris Johnson këtë vit pas paralajmërimeve se përbënte një rrezik shumë të madh për jetën. Truss do të eksploronte “të gjitha taktikat e mundshme” për të kthyer varkat dhe për të dekurajuar të tjerët nga kalimi i rrezikshëm.

Rrjedhja e të dhënave në Britaninë e Madhe,  zbuloi se 4 në 10 emigrantë të paligjshëm që mbërrijnë ne vend, janë shqiptarë. 1075 shtetas të vendit tonë kanë mbërritur me gomone dhe varka të vogla në Mbretërinë e Bashkuar brenda 6 javëve deri më 12 korrik. Ata përbëjnë 37.5 përqind të të gjithë që kanë hyrë ilegalisht në vend, duke eklipsuar shtetasit afganë, iranianë, irakianë dhe sirianë. Deputetët kërkuan nga kryeministri i ri të veprojë me urgjencë dhe të dyfishojë përpjekjet për deportimin e emigrantëve në Ruanda.

 

Të fundit

Zyrat ligjore ndërkombëtare publikojnë raportin: Veliaj, i ndaluar padrejtësisht nga SPAK

Dy zyrat ligjore Kasowitz LLP me seli në Nju Jork dhe Mishcon de Reya LLP me seli në Londër,...

Hapësira ajrore iraniane rihapet për fluturimet ndërkombëtare

Hapësira ajrore e Iranit është rihapur pjesërisht këtë të martë, pas armëpushimit të arritur me Izraelin, që i dha fund 12 ditëve përshkallëzimi ushtarak. Lajmi...

Urbani përplaset me makinën, bllokohet qarkullimi në Sarandë! Pasagjerët në panik

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në qytetin turistik të Sarandës, ku një autobus është përplasur me një automjet. Aksidenti ka bllokuar trafikun në...

Cila është padia që mori Flamur Noka nga punonjësi i burgut?

Flamur Noka do të përballet me gjykatën e posaçme pasi është paditur nga një punonjës I burgut të Peqinit për shpifje dhe ...

Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran

Çmimet e naftës janë ulur për gati 5 për qind të martën, pasi Izraeli është pajtuar për armëpushim me Iranin, për t’i dhënë fund...

Lajme të tjera

Web TV