Ilir Meta njofton protestën e parë, ja data dhe vendi ku do të mbahet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka njoftuar protestën e parë të kësaj force politike, pasi ai mori drejtimin e saj.

Meta bëri të ditur se protesta e parë do të jetë në 13 shtator në orën 18:00 te inceneratori i Tiranës.

“Protesta e pare e Partisë së Lirisë, në 13 shtator, ora 18:00, në inceneratorin e Tiranes, “kryeveprën” e korrupsionit të Qeverisë. Ftojmë të gjithë qytetarët”, tha ish-presidenti.

“Për këtë çështje do të bëjmë edhe veprime të tjera. Jemi të vendosur të godasim këtë skemë mafioze që shkatërron shëndetin e qytetarëve. Jo vetëm ata, por edhe tokën e ujin dhe të gjitha pasuritë e tjera mbi bazë të të cilave ata jetojnë. Të gjithë duhet të denoncojmë me forcë çdo aferë, çdo akt mafioz, çdo korrupsion kudo ku ndodh. Kur kjo ndodh në mes në Shijak, në mes të Tiranës dhe Durrësit në sezon turistik, mendoni se çfarë mund të ndodhë në bashki të tjera që janë larg vëmendjes së mediave”, shtoi ai.

Të fundit

Korrik 1995/ Masakra e Srebrenicës, një nga kapitujt më të errët të Evropës moderne

Në korrik të vitit 1995, në përfundim të Luftës së Bosnjës (1992–1995), ndodhi një prej krimeve më të rënda...

Izraeli sulmon nga ajri Gazën, raportohet për të paktën 33 viktima

Sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë të paktën 33 palestinezë në Gazë, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën, ndërsa ushtria izraelite njoftoi se ka goditur...

‘Largohem pa pengje’, Dhurata Çupi: Partia Demokratike kërkon reformim, por…

Të enjten që lamë pas, Kuvendi mbylli dyert. Për disa deputetë për t’u rikthyer në shtator, e për 83 të tjerët seanca e 3...

Tragjedi në Mirditë/ 47-vjeçari humb jetën, dyshohet se helmoi veten

Një 47-vjeçar nga Mirdita ka humbur jetën në spitalin e Rrëshenit. Paraprakisht dyshohet se 47-vjeçari ka helmuar veten. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin...

Policia Bashkiake ‘zgjohet nga gjumi’, liron hapësirat publike, gjoba për automjetet

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës pas kritikave të kryeministrit Edi Rama. Policia bën me dije se gjatë 24...

Lajme të tjera

Web TV