Meta: Të hapin çfarë të duan, unë nuk kam asnjë dosje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thënë se Autoriteti i Dosjeve ka manipuluar faktet kundër tij, duke e quajtur gjithë zhurmën e krijuar, një lojë mediatike.

Meta tha në emisionin “Log.” Se ai do ta ndjekë çështjen në prokuori e më tej, ndërsa shtoi se ka kërkuar hapjen e dosjes që ditën e parë të kësaj historie.

Pjesë nga debati:

Meta: Kjo është veprimtari mafioze. Sepse ke manipuluar diçka me qëllim për të goditur një udhëheqës politike. E ke bërë me metodat më të ndyra. Ndërsa ata në një vend me kushtetutë demokratike, që ka një përvojë në këto çështje, çojnë një email anonim, vë ultimatum e këta me vrap bëjnë 7 vendime për 24 orë.

Nga 3 gushti nuk kam pasur kohë ta thërrasë këtë personin që gjasme e kisha përgjuar unë. Ata e dinë mirë që personi tjetër e ka dosjen e plotë atje. Kjo është një lojë mediatike e fëlliqur, kriminale, ballafaqimi me të cilën do shkojë në prokurori dhe në instanca të tjera kudo. Është çështje për të cilën ata do mbajnë përgjegjësi se e kanë bërë më vetëdije.

Vangjeli: Nga ju priten akte politike, ndaj kur ju thashë momentin formal, akti juaj politik do ishte “unë kërkoj hapjen e dosjes që në ditën 1”.

Meta: E kam kërkuar që në ditën 1. S’është dosja ime ajo, unë s’kam dosje.

Meta: Kujt t’ia kërkoja

Vangjeli: Autoritetit të dosjeve.

Meta: T’ia kërkoja hajdutit.

Vangjeli: Në mungesë të kësaj dosjeje, do ju vinte një copë letër që thoshte se nuk ekziston asnjë dosje.

Meta: T’i kërkoj unë autoritetit këtë gjë që shkel ligjin 7 herë brenda ditës.

Lexo edhe :  Berisha tregon a do të formojë koalicion me Ilir Metën në zgjedhjet e 11 Majit

Vangjeli: Ju edhe të tjerë keni vrarë një nga institucionet më të rëndësishme të demokracisë që është institucioni i rehabilitimit.

Meta: Këta janë turpi i demokracisë.

Xhafo: Nuk mendoni se ka ardhur koha për t’i hapur dojset.

Meta: Të hapin çfarë të duan, ata janë turpi i demokracisë se po bëjnë manipulime e falsifikime duke u dëmtuar jetën personave të tjerë vetëm për lojë politike. /

Të fundit

Sa janë kostot e prindërve për rritjen e një bebeje në Shqipëri

Sa kushton të rritësh një fëmijë?” është një pyetje e rëndësishme për çdo prind të ri, sidomos në një...

Derbi i kryeqytetit ndez Madridin, formacionet zyrtare të sfidës Real-Atletico

Real Madrid dhe Altetico Madrid përballen sot në derbin e La Liga, me objektivin e qartë për një fitore që do të ishte vendimtare...

Gazetari: Berisha mendon se me ardhjen e Trump do t’i hiqet ‘non grata’

Gazetari Artur Nura deklaroi se opozitarët nuk bëjnë dot zhurmë me fjalë, por kur Sali Berisha nis të flas, tentojnë të bëjnë zhurmë me shashka. Ai...

Trump: Tarifa të tjera reciproke javën e ardhshme

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi dje se do të shpallte tarifa të mëtejshme reciproke javën e ardhshme. I pyetur për tarifat për produktet nga Japonia,...

Tensione dhe kartona të kuq, Milan triumfon pastër në transfertën e Empolit

Milani ka fituar me rezultatin 0-2 në transfertën e Empolit. Golat u shënuan në pjesën e dytë nga Leao dhe Gimenez. Pjesa e dytë u...

Lajme të tjera

Web TV