Karvani me 980 makina vjen nga Polonia në Shqipëri, Rama poston fotot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

2000 udhëtarë të nisur nga Polonia po vijnë në Shqipëri në kuadër të Złombol, një gare paksa të pazakontë. Ata do të mbërrijnë në Shqipëri me plot 980 automjete, në formë karvani. Ngjarjen e bëri publike kryeministri Rama në Facebook, teksa theksoi se 126.795 turistë polakë kanë vizituar Shqipërinë nga janari i këtij viti e deri në gusht.

Dhe me karvanin e mbi 2 mijë udhëtarëve të apasionuar, me plot 980 automjete të nisura nga Polonia në vendin tonë, ju uroj një ditë të mbarë. 126.795, turistë polakë vizituan vendin tonë gjatë periudhës Janar – Gusht 2022, 40.199 turistë më shumë se një 1 vit më parë”, shkroi Rama.

Złombol përkufizohet si një garë “bamirësie” qëllimi i të cilës është që udhëtarët të plotësojnë rreth 2500 km, duke përdorur makina që janë ndërtuar ose projektuar gjatë epokës komuniste. Ngjarja zhvillohet çdo vit në korrik, gusht ose shtator, dhe pika e nisjes është gjithmonë Katovica.

Të fundit

Përmbytjet tragjike në Teksas, Trump: Situatë e tmerrshme dhe thellësisht shqetësuese

Teksasi po përjeton një nga përmbytjet më shkatërruese të dekadave të fundit, me të paktën 27 të vdekur dhe...

Bullgarët, skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë

Bullgaria po përgatitet të kalojë në përdorimin e Euros si monedhë zyrtare, por një pjesë e madhe e qytetarëve nuk janë dakord me këtë...

Erion Veliaj fiton Gjyqin ndaj Jorida Tabakut në Gjykatën e Lartë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku humbi këtë javë përfundimisht gjyqin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj. Pak ditë më parë Gjykata e Lartë shpalli edhe vendimin për konfliktin...

VIDEO/ Alarm për zjarr në avionin e Ryanair, 18 të plagosur gjatë evakuimit në Majorka

Të paktën 18 persona u plagosën në aeroportin e Palmës në Majorka të Spanjës gjatë evakuimit nga një Boeing 737 i kompanisë Ryanair, që...

“20 mijë Euro një pasaportë”, zbulohet laboratori për falsifikim dokumentesh në Tiranë

Një 65-vjeçar dhe i biri i tij, janë arrestuar në Tiranë, pasi kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre si laborator për prodhimin...

Lajme të tjera

Web TV