Sulmi kibernetik në faqet qeveritare, Shqipëria ngrin marrëdhëniet diplomatike me Iranin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka vendosur të ngrijë marrëdhëniet diplomatike me Iranin pas sulmeve kibernetike që shënjestruan faqet e qeverisë shqiptare në korrik.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe u bë i ditur nga kryeministri i vendit, Edi Rama.

Përmes një videomesazhi në Facebook, kryeministri bëri me dije se pavarësisht se sulmi ishte i rëndë nuk ia arriti qëllimit.

Ai bëri me dije se pas hetimeve të thelluara, dolën prova të pakundërshtueshme se prapa këtij sulmi fshihet Republika Islamike e Iranit. Për këtë sulm janë informuar aleatët strategjikë dhe partnerët e NATO-s, ndërsa qeveria shqiptare i ka lënë 24 orë afat ambasadës islamike për tu larguar nga vendi.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Në 15 korrikun e shkuar vendi ynë u bë objekt i një sulmi të rëndë kibernetik, i cili kishte si objektiv shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, paralizimin e shërbimeve publike, si edhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare. Sulmi nuk ia arriti qëllimit. Krahasimisht me objektivat e agresorit, dëmet mund të konsiderohen të vogla. Sistemet u rivunë të gjitha në punë dhe asgjë nuk u zhduk pa kthim. Për javë të tëra u punua paralelisht, ditë-natë, qoftë për rivënien e të gjitha sistemeve në punë, qoftë për hetimin e thellë për gjetjen e agresorit. Në bashkëpunim me agjenci të specializuara partnere të anti-terrorit digjital, të cilat sollën në Tiranë skuadrat e tyre, u arrit të zbulohej fillimisht, pa asnjë hije dyshimi, se sulmi i 15 korrikut mbi Shqipërinë nuk ishte një operacion individësh apo grupesh të pavarura në botën e krimit të organizuar kibernetik, por një agresion shtetëror. Hetimi i thelluar na vuri në dispozicion prova të pakundërshtueshme, se agresioni kibernetik ndaj vendit tonë është orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar katër grupe për sulmin ndaj Shqipërisë. Ndër to edhe një ndër grupet më famëkeqe të terrorizmit kibernetik ndërkombëtar, autor apo bashkëautor i sulmeve të mëparshme kibernetike mbi Izraelin, Arabinë Saudite, Jordaninë, Emiratet e Bashkuara, Kuvajtin dhe Qipron. 

Ne kemi informuar aleatët tanë strategjikë, vendet partnere të NATO-s dhe disa vende të tjera mike, me të cilat kemi ndarë edhe rezultatet e pakundërshtueshme të hetimit që provon burimin e agresionit ndaj vendit tonë.

Nisur nga sa më lart Këshilli i Ministrave, ka vendosur me efekt te menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike te Iranit. Ky vendim i është bere i ditur me note zyrtare Ambasadës se Republikës Islamike te Iranit, te cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës se Shqipërisë i te gjithe personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, pershfire edhe personelin e sigurise. 

Kjo mase ekstreme, aspak e deshiruar po krejtësisht e detyruar, eshte ne proporcion te plotë me seriozitetin dhe rrezikshmërinë e sulmit kibernetik, i cili kërcënoi paralizimin e shërbimeve publike, fshirjen e sistemeve dhe grabitjen e të dhënave shtetërore, vjedhjen e komunikimeve elektronike brenda sistemit qeveritar dhe nxitjen e pasigurisë e të kaosit në vend.

Dështimi i këtij sulmi masiv mbi vendin tonë, falë rezistencës së sistemeve që kemi ngritur dhe ndihmës së grupeve speciale që na u bashkuan në këtë luftë, nuk është fundi i kërcënimit kibernetik, po thjeshtë prova se tanimë edhe Shqipëria ka hyrë falë zhvillimit digjital në hartën e gjerë të luftës për sigurinë kibernetike. Por lajmi i mirë është se ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë e si duhet ta bëjmë për të mos na prekur dot askush, ashtu siç dimë edhe se do t’i bëjmë siç duhet gjërat e duhura, sepse kemi partnerët e duhur. 

Të fundit

Kryeministri Rama vizitë në Gjermani, zbardhet agjenda

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet për një vizitë pune në Aachen të Gjermanisë. Shefi i ekzekutivit do të...

Gjykata amerikane “shuplakë” Trumpit: Shpalli tarifa në kalim të kompetencave

Një gjykatë federale amerikane ka bllokuar tarifat e shpallura nga presidenti Donald Trump, duke i cilësuar ato si tejkalim të kompetencave të tij. Gjykata e...

Braçe: “Pse duhet të jetë Ministria e Bujqësisë në Tiranë? Duhet të jetë në…”

ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti socialist, Erion Braçe. Ai ka treguar më shumë rreth zgjedhjeve, si shkoi gjithçka dhe ka sqaruar njëkohësisht edhe momentin...

Duma i përgjigjet Metës: Emisioni ishte në balancë totale, jam gati të të intervistoj

Reagimit të Metës pas emisionit ku u diskutua për dosjen e tij dhe akuzat nga drejtësia, i është përgjigjur moderatorja e emisionit, Grida Duma,...

Intervista e rrallë e Brad Pitt, flet për herë të parë për ndarjen nga Angelina Jolie

Në një nga intervistat e rralla rreth jetës së tij personale, Brad Pitt foli për revistën GQ, në lidhje me filmin e tij të...

Lajme të tjera

Web TV