“Kamza t’i bashkohet Tiranës”/ Bashkia e kryeqytetit mund të zgjerohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një komision parlamentar i përbashkët mes opozitës dhe mazhorancës do të marrë në shqyrtim zbatimin e reformës Administrativo-Territoriale të miratuar në vitin 2014 dhe pritet të hartojë një projekt të ri për ndarjen territoriale.

Por, nuk janë vetëm demokratët që kërkojnë ndryshimin e hartës aktuale territoriale me 61 bashki për ta çuar në mbi 80.

Në komisionin e posaçëm të reformës administrative vijoi dëgjesa me përfaqësues të bashkive. Nënkryetari bashkisë së Tiranës Arbi Mazniku deklaroi se nuk mund të mos thuhet se reforma ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm.

Më pas numri dy bashkisë së Tiranë kërkoi që kjo reformë të ndryshojë kompozimin aktual të bashkisë më të madhe në vend.

“Të shtohet në bashkinë Tiranë, Vora edhe Kamza”, tha Mazniku

Në kushtet kur Mazniku kërkon këtë ndryshim paçka se nuk e kanë artikuluar publikisht demokratët synojnë që njësitë administrative Farkë dhe Baldushk t’i kthejnë në bashki.

Të fundit

Ndihmat për Gazën, Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë akordin me Izraelin

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë konfirmuar se kanë arritur një marrëveshje me Izraelin për të lejuar dërgimin e ndihmës...

Shqipëria shpallet destinacioni më i mirë europian për 2025 nga “Travel and Tour World”

Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve globalë duke ofruar një ndërthurje të jashtëzakonshme të peizazheve natyrore marramendëse, trashëgimisë së pasur kulturore dhe përballueshmërisë së...

Policia greke mësyn në Burgun e Koridhalos, kontrolle në qelitë e disa shqiptarëve

Policia greke ka mësyrë në Burgun e Koridhalos, ku ka ushtruar kontrolle në qelitë e disa të dënuarve shqiptarë. Korrespodenti i Top Channel, Artur Bibe,...

Shtyhet gjyqi për “Sterilizimin”, Rjepaj: Projekti është devijim nga ai i vërteti

Është shtyrë për më 28 maj seanca gjyqësore për çështjen e sterilizimit, për shkak të largimit për arsye familjare të avokatit të të pandehurit...

Raporti i OBSH: Popullsia po plaket, duhen urgjentisht politika sociale

Popullsia globale po plaket. Sipas Raportit mbi shëndetin e popullsisë Globale të hartuar nga OBSH, në vitin 2020, për herë të parë numri i...

Lajme të tjera

Web TV