Paralajmërimi i restoranteve në Britani: Do shkojë deri në 100 € bifteku dhe 23 € birra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britanikët do të mendojnë dy herë nëse duan të hanë jashtë. Restorantet në Britani po paralajmërojnë se do të duhet të paguajnë 100 euro për një biftek nëse kalojnë koston nga faturat e tyre të energjisë në çmimet e produkteve të tyre.

Më shumë se 50,000 biznese të vogla dhe të mesme në Britani janë duke u nënshtruar për shkak të rritjes së kostove. Martin Williams, shefi ekzekutiv i zinxhirit të restoranteve Rare Restaurants, po i bën thirrje kryeministres së sapoemëruar Liz Truss të ndërhyjë me një paketë mbështetëse për të shpëtuar mijëra biznese dhe edhe më shumë vende pune nga falimentimi.

“Nëse rritja e çmimeve të energjisë nuk trajtohet, restorantet në të gjithë industrinë nuk do të mund të mbijetojnë dhe shumë biznese të vogla dhe të mesme fatkeqësisht do të dalin jashtë biznesit”, tha sipërmarrësi britanik Williams për Telegraph. Për momentin, biftekët e viçit në 22 restorantet e zinxhirit variojnë nga 22 deri në 65 euro, në varësi të madhësisë.

Kostot e energjisë në restorante janë pesëfishuar

Për shembull, një restorant në Winchester, Hampshire, po detyrohet të mbyllet për shkak të rritjes së faturave të energjisë.

David Nicholson, pronar i restorantit të njohur, thotë për Daily Mail se kostot e energjisë janë pesëfishuar nga 23,000 euro në vit në 115,000 euro.

Pub-et në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar përballen me një problem të ngjashëm, me pronarët që kanë frikë se do t’u duhet të rrisin çmimin e një “pint” (një njësi matëse e përdorur në Britani për birrën) në 23 € ose ta mbyllin fare këtë dimër.

Të fundit

Albin Kurti ngre alarmin: Serbia mund të nxisë incidente afër Prishtinës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se Serbia mund të përdorë “elemente destruktive” për...

Bijtë e Abrahamit dhe toka e premtuar

Ilir Yzeiri Të gjithë studiuesit që merren me natyrën e konflikteve dhe origjinën e luftërave, e kanë të vështirë të shpjegojnë deri në fund se...

Masakra e Iasit: një nga krimet më të mëdha kundër hebrenjve në Evropën Lindore

26 qershor 1941 Më 26 qershor 1941, në qytetin Iasi të Rumanisë, autoritetet rumune, të mbështetura nga ushtria dhe policia, nisën një nga reprezaliet më...

Shëngjin/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

Një incident i rëndë është shënuar këtë mesditë në zonën e Ishull Shëngjinit, ku një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese, duke shkaktuar...

Mbytet një turist i huaj në plazhin e Zvërnecit në Vlorë

Një turist i huaj raportohet të jetë mbytur pak momente më parë në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Bëhet me dije se turisti ka humbur...

Lajme të tjera

Web TV