Një vendim ekstrem po mendohet të merret nga Zvicra si pasojë e planit energjitik për racionimin e gazit.
Vendi europian po mendon të dënojë me burgim deri në tre vjet këdo që ngroh dhomat e tyre mbi 19 gradë Celsius këtë dimër.
Zëdhënësi i Departamentit Federal të Financave, Markus Sporndli, duke folur për Blick, shpjegoi se përsa i përket gjobave, mund të fillojnë në bazë ditore nga 30 franga zviceriane, e deri në atë maksimalen në 3000 franga zviceriane.
Rregullorja e re parashikon gjithashtu se kompanitë që qëllimisht tejkalojnë kuotat e tyre të gazit mund të përballen me ndëshkime administrative. Për më tepër, sipas masave të reja, temperaturat në ndërtesat me ngrohje me gaz nuk mund të jenë më shumë se 19 gradë celcius.