Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora elektrizoi para pak ditësh sheshin ‘Skënderbej’ në koncertin që mbajti në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”.
Ylli me origjinë shqiptare performoi hitet e saj ndër vite dhe këtë herë ishte e shoqëruar dhe nga prindërit e saj gjatë vizitës.
Nëna e Ritës, Vera Ora ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku ka folur për emocionet e kësaj eksperience për vajzën e saj, por dhe për të.
“Ishim shumë të emocionuar për ftesën. Rita ka ardhur për herë të dytë në Shqipëri dhe ishte shumë e emocionuar. Gjithmonë kur vjen këtu ka një ndjenjë shumë personale. Ajo ka dashur të prezantojë veten si një shqiptare e suksesshme dhe të tregojë dhe Shqipërinë në botë”,– ka thënë Ora.
Vera ka folur gjithashtu dhe për jetën personale të Ritës, ndërsa ka treguar se ajo ëhstë tepër e lumtur me partnerin e saj aktual, aktorin dhe producentin Taiki Waititi.
“Unë dhe Besniku duam vetëm që Rita të jetë e lumtur dhe ajo është për momentin. Kjo është pika fillestare. Dasma në Shqipëri mbetet në zgjedhjet e Ritës, vendos ajo. Çdo prind e ka dëshirën Unë si prind sigurisht dua që një ditë të jem gjyshe. E pres me padurim në të ardhme.”- tregoi ajo.