Nuk thonë kot se rastësitë janë mbreti i botës!
Një notar në një kanal të Kolumbisë gjeti një unazë që ishte hedhur në ujë nga një burrë 17 vjet më parë. Policia e Penticton lëshoi një deklaratë duke kërkuar pronarin e një unaze të gjetur në Kanalin Penticton nga një notar vendas dhe se unaza ishte e gdhendur me emrat Stephanie dhe Noel.
Kjo deklaratë u dëgjua nga vjehrri i Noel Nissen, i cili njoftoi menjëherë dhënien e lajmit.
“Vjehrri im më kontaktoi. Ai kishte parë një artikull në një faqe tjetër lajmesh dhe ma dërgoi duke thënë: ‘A është e jotja?’”, tha Nissen për CBC News.
Nissen tha se kishte humbur unazën e tij të martesës në kanal 17 vjet më parë.
“Ajo unazë ka humbur shumë kohë më parë. Unë isha i shokuar,” tha ai.
Nissen shtoi se ai dhe disa miq kishin kaluar ditën në kanal dhe ai nuk e kuptoi derisa u kthye në makinën e tij se unaza mungonte.
Ai tha se unaza, e cila iu kthye pikërisht në kohë për përvjetorin e 20-të të martesës me gruan Stephanie, mbetet në gjendje të shkëlqyer.