Autorët e vrasjes së biznesmenit shiqptar, Xhani Topalli kanë dalë përpara drejtësisë dhe kanë dëshmuar ngjarjen pasi kanë pranuar krimin e rëndë. Hotelieri grek 53-vjeçar dhe i biri 20-vjeçar u lanë në burg pasi akuzohen për vrasje me dashje në bashkëpunim.
20-vjeçari ka dëshmuar të njëjtën histori si i ati ku ka treguar se kur po zhvillohej sherri mes të atit dhe Topallit ai është afruar dhe ka parë litarin në fytin e shqiptarit. Sipas 53-vjeçarit ai i kishte vendosur litarin për ta neutralizuar Topallin por ky i fundit ra pa ndjenja në tokë dhe goditi kokën në një gur.
Kur larguan makinën dhe trupin e 46-vjeçarit, i riu grek tregoi se e pyeti të atin nëse do shkonin në spital dhe ky i fundit nuk u përgjigj.