Irani e sulmoi Shqipërinë për shkak të NATO-s? Mediat nga Brukseli: Jo vetëm për MEK!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet shqiptare frenuan një sulm të dytë kibernetik gjatë fundjavës pasi Tirana, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara ndërpreu të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, të cilin e fajëson për “sabotazh”.

Siç shkruan Top Channel, gjithë kjo, thotë portal i njohur i Brukselit, Euractiv, në kohën kur shpresat për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të 2015 me regjimin e ajatollahëve vazhdojnë të zbehen pasi vendet kryesore europiane po shprehin  “dyshime serioze” për qëllimet e tij.

Sulmi i fundit në Shqipëri vjen vetëm disa ditë pasi kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se qëndron pas një sulmi kibernetik të 15 korrikut që solli jashtë funksionit  të gjitha faqet e internetit të qeverisë dhe shërbimet dixhitale të qytetarëve dhe u përshkrua nga Microsoft si “shkatërrues”.

Ai urdhëroi diplomatët iranianë të largoheshin nga vendi brenda 24 orëve, duke ndërprerë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me efekt të menjëhershëm. Në sulmin e fundit, ata që tentonin të përdornin sistemin TIMS, i cili regjistron çdo person që hyn dhe del jashtë vendit, u përballën me një mesazh ku thuhej: “Shqipëria ende po paguan për aktet terroriste të kultit MEK në Durrës; kjo lojë do të vazhdojë.”

Disa analistë megjithatë, vazhdon Euractiv, mendojnë se fakti që strehon që prej 20126-tës organizatën e  Muxhahedinëve të Popullit të Iranit, nuk është arsyeja e vetme përse Shqipëria ka përjetuar sulme të tilla.

Ata mendojnë se kjo ndodh edhe për faktin që vendi është shumë pro-amerikane, është aleat i NATO-s, shtëpi e një baze ajrore të saj e potencialisht, në të ardhmen, edhe e një bazeje detare të aleancës veri-atlantike. Sulme dixhitale kanë përjetuar këto ditët e fundit edhe Kosova e Maqedonia e Veriut, por ende nuk dihet se kush qëndron pas tyre.

Lexo edhe :  Aktorja Ema Andrea nderohet me çmimin prestigjioz në Itali

 

Të fundit

Greqia publikon hartën e re të kufijve detarë/ Zgjerohet 12 milje në territorin shqiptar?

Greqia ka zyrtarizuar ditën e sotme Planin Hapësinor Detar, duke përcaktuar pretendimet për kufijtë e saj detarë. Athina zyrtare...

Detaje nga atentati në Tiranë, zbardhet dëshmia e tre të plagosurve

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Sa i përket autorëve dyshohet se kanë qenë tre...

Balluku: Superstrada Tiranë–Durrës, me kushte dhe parametra europiane të sigurisë rrugore

Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka publikuar foto se si do të jetë në përfundim të punimeve autostrada Tiranë-Durrës. Në një...

VIDEO/ Vota e diasporës kthehet trend në TikTok, shqiptari i tregon gishtin e mesit PS-së

Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të vendit tonë, diaspora do të ketë mundësi që të votojë për zgjedhjet e 11 Majit. Më shumë...

Këto 4 shenja të horoskopit mund të mbesin pa asnjë para në xhep këtë muaj

Gjysma e dytë e prillit mund të sjellë shpenzime të papritura për disa shenja të horoskopit. Sipas astrologëve, ata mund të përballen me kufizime...

Lajme të tjera

Web TV