Rusët po ikin ‘nga sytë këmbët’ nga Ukraina, “harrojnë” të marrin municionet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e saj të 201. Në rajonin e Kharkiv, forcat ukrainase arritën në pikën kufitare me Rusinë, duke çliruar 40 vendbanime, sipas Kievit.

Ndërkohë që trupat ukrainase vazhdojnë kundër-ofensivës e cila duket se ka shpartalluar ushtrinë ruse dhe që ka sjellë forcat e Kievit në kufirin me Rusinë, Presidenti Volodymyr Zelensky, i intervistuar nga CNN, tha se nuk ishte i gatshëm të negocionte me Rusinë.

Sakaq, të shkatërruar ushtarët rusë kanë lënë pas municoione, teksa largoheshin nga qyteti i Izium në Kharkiv, në kohën kur forcat ukrainase po hidheshin në kundërofensivë.

 “Pushtuesit rusë ikin aq shpejt nën presionin e ushtarëve ukrainas, saqë lënë arsenale të tëra municionesh. Ne e dimë se çfarë të bëjmë me ta dhe patjetër do t’i përdorim për qëllimin e tyre të synuar, kundër armikut”, postoi në Facebook Vladyslav Abdula, Zëdhënës i Departamentit të Rajonit të Kharkiv të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës.

Sipas këshillit të qytetit të Izium, ushtria ukrainase ngriti flamurin ukrainas mbi qytet më 10 shtator. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës nuk e ka shpallur ende zyrtarisht çlirimin e qytetit, raporti i 11 shtatorit thoshte se çlirimi i rrethit të Iziumit ishte në vazhdim.

Pushtuesit, duke ikur me nxitim, lanë listat e personelit, të dhënat e detajuara, dokumentet dhe fletoret personale në një fshat të rrethit të Iziumit, shkruan Ukrinform.

“Kryetari i Iziumit”, i emëruar nga pushtuesit, u arratis edhe para ofensivës së Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Të fundit

Si Mira Murati po e ndryshon njerëzimin përmes një Inteligjence Artificiale “etike”

Shpërthimi i OpenAI si një ndër kompanitë e të ardhmes dhe shumë shpejt një prej më të vlefshmeve në...

Proda: Do të krijojmë Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor

Ditën e sotme, në Akademinë e Sigurisë, Zëvendësdrejtori i Programit ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA-së, z. Steven Fields, i dorëzoi Drejtorit të...

Ish-këshilltari i Tony Blair: Skandaloze që Veliaj mbahet në burg pa një akuzë zyrtare!

Ish-këshilltari i Tony Blair, Alastair Campbell ka folur në një nga episodet e fundit të podcast-it “The Rest is Politics” në lidhje me mbajtjen...

Pas konfliktit të vjetër, ja si reagon Adelina Ismajli kur e pyesin për Leonora Jakupin

Këngëtarja e famshme Adelina Ismaili, ka njoftuar rikthimin në skenë me katër projekte muzikore të reja, në kuadër të 40-vjetorit të karrierës së saj....

Tri ditë vonesë, 90 kamionë me ndihma mbërrijnë në Gaza

Më shumë se 90 kamionë me ndihma humanitare nga Kombet e Bashkuara kanë mbërritur brenda Rripit të Gazës, tre ditë pas lehtësimit të një...

Lajme të tjera

Web TV