Zyrtare/ Zyrtarizohet ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore me Arabinë Saudite më 26 tetor 2022. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite për të luajtur një ndeshje në qytetin e Abu Dabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërkaq, ora dhe stadiumi ku do të luhet kjo miqësore mbeten ende për t’u përcaktuar pas diskutimeve finale mes dy federatave. Kjo do të jetë ndeshja e parë në histori mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, që nuk janë përballur më parë në të kaluarën në futboll.

Në muajt e ardhshëm deri në fillimin e Botërorit “Katar 2022”, Shqipëria do të luajë edhe miqësore të tjera sipas kalendarit të FIFA-s, teksa FSHF po punon për të zyrtarizuar edhe rivalët e radhës.

Në muajin shtator, Kombëtarja shqiptare do të luajë dy përballjet e fundit të grupit në UEFA Nations League. Më 24 shtator kuqezinjtë përballen në transfertë me Izraelin, ndërsa më 27 shtator do të presim Islandën në stadiumin “Air Albania” të Tiranës. Më pas do të jetë radha e ndeshjeve miqësore.

Të fundit

Këmba që i “theu” të gjitha planet, Gentian Zenelaj rrëfen për aksidentin

Pas një dëmtimi fizik, Gentian Zenelaj është rikthyer në teatër! Bashkëdrejtuesi i emisionit “Stop” në Tv Klan dhe aktori...

Pse thjesht madhështore?!

Frrok Çupi Diçka më shumë!? Jo? Mund të mos e quanin ‘madhështore’, por me një etiketë tjetër; nëse donin të ishin afër me origjinalin. Origjinali është...

Dy deputetët e PS, Nasip Naço e Laert Duraj tërhiqen nga gara për 11 majin

Report TV mëson se deputeti i PS, Nasip Naço, nuk do jetë në listën e kandidateve të Beratit, pasi nuk ka pranuar të jetë në...

Malësi e Madhe, turisti malazez humb jetën gjatë transportimit për në spital

Një turist malazez, shtetasi M. N., ka humbur jetën ndërsa transportohej për në spital me autoambulancë, pas një ndihme mjekësore që kërkoi për shkak...

Gazetari: Tabaku ka dalë e përlotur nga selia e PD, Dash Sula u gënjye nga Berisha

Gazetari Poli Hoxha tha se do ketë të tjera surpriza në vijim me emra të njohur deputetësh që lanë Lulzim Bashën dhe iu bashkuan Sali Berishës...

Lajme të tjera

Web TV