Shqiptari trafikant droge që vrau të bijën në Australi: E godita 7 herë me thikë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediet ndërkombëtare iu kthyen sërish një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në Australi ku një vajzë shqiptare u vra nga i ati i saj. Ata kanë hedhur dritë mbi të shkuarën e autorit që sipas tyre ishte një trafikant droge. Ngjarja që tronditi jo vetëm Australinë ka autor një burrë që i merr jetën të bijës me thikë, ndërsa vajza akuzohej prej tij për jetën e shthurur.

Verën që lamë pas, një ngjarje e rëndë i tronditi të gjithë; Petrit Lekaj me origjinë nga Shkodra vrau me thikë vajzën e tij, Sabrinën 20-vjeçare, në Adelaide të Australisë. Ai është paraqitur në gjykatë dhe ka dhënë detaje tronditëse në lidhje me ngjarjen. Fillimisht Lekaj u shpall fajtor nga Gjykata Supreme e Australisë së Jugut, gushtin e shkuar, ndërsa dënimi përfundimtar për të do të jepet javën e ardhshme, shkruajnë mediet e huaja.

Në gjykatë mësohet se Lekaj ka thënë se i kërkoi vajzës për të darkuar së bashku, por me vete mori dhe një thikë. Gjatë rrugës, në një moment, burri ndaloi makinën dhe filloi që t’i kërkonte llogari vajzës për jetën e shthurur të natës dhe për përdorimin e drogave reaktive. Lekaj është shprehur se e mori thikën për të trembur dhe kërcënuar vajzën e tij Sabrina. Në debat e sipër ai e tërhoqi atë me forcë nga pantallonat dhe e goditi me një thikë në stomak, ndërsa vajza e shihte e tmerruar nga dritarja e pasagjerit.

Ndërkohë që vajza bërtiste dhe thërriste për ndihmë, në atë moment ai u fut në sediljen e pasme, i mbuloi gojën me duar që të mos dëgjoheshin të bërtiturat dhe e goditi me thikë shtatë herë të tjera. Pas vrasjes, shqiptari u gjet pranë vajzë së tij të ndjerë.

Lexo edhe :  3 vite nga agresioni rus ndaj Ukrainës/ Rama: Të mos bëjmë sikur s’ka ndodhur asgjë

Ndërkaq Lekaj nuk ishte një emër i panjohur për policinë australiane. Në gusht të vitit 1996 ai është burgosur si pjesëtar i një rrjeti që merreshin me shitjen e lëndëve narkotike. 49-vjeçari për këtë ngjarje është dënuar dy vite burg, pasi periudha e tij minimale për të mos fituar lirinë ishte një periudhë prej dy vitesh e gjysmë. Megjithatë gjykata vendosi që dënimi të konvertohej vetëm në gjashtë muaj. Në vitin 2007, Lekaj është dënuar dhe është gjobitur me një gjobë prej 200 dollarësh për posedim të lëndëve narkotike të llojit “Kanabis”.

Ai gjithashtu mori dhe një gjobë tjetër prej 100 dollarësh për ruajtje dhe fshehje të municioneve luftarake. Dy vite më vonë, babai i së ndjerës u gjobit me 900 dollarë pasi u zbulua se kishte kultivuar një sasi të caktuar kanabis, si dhe posedim të pajisjeve të drogës-shkruan Daily Mail. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Gjysma e vdekjeve, nga zemra/ Sëmundjet kardiake, shkaku i parë i vdekjeve në Shqipëri

Një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i përcakton sëmundjet e zemrës si shkaktari kryesor i vdekjeve të parakohshme...

Pesë fruta që ndihmojnë në djegien e yndyrës së barkut

Nëse qëllimi juaj është të humbni peshë dhe të reduktoni yndyrën e barkut, atëherë aleati juaj është fibra. Reduktimi i yndyrës në bark nuk...

SPAK kërkon 5 vite burg për Alqi Bllakon dhe 5 vite jashtë funksioneve publike

Në përfundim SPAK kërkon shpalljen fajtor të Alqi Bllakos dhe të dënohet për korrupsion pasivë të funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendor....

Si e rrëmbeu Basha faqen e Facebook PD-së dhe po e përdor për partinë e re!

Në programin e drekës në News24 po diskutohet në lidhje me krimin zgjedhore dhe rolin që kanë në këtë aspekt rrjetet sociale. Drejtori i Acromax,...

Greqia në protestë, turma të mëdha ‘derdhen’ në rrugë e sheshe (FOTOT)

Më 28 shkurt 2025, Greqia po përjeton një nga protestat më të mëdha të viteve të fundit, në përvjetorin e dytë të tragjedisë hekurudhore...

Lajme të tjera

Web TV