Nis stërvitja më e madhe e Forcave të Armatosura shqiptare: Mbi 1000 trupa dhe 200…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka filluar këtë të mërkurë stërvitja më e madhe e Forcave të Armatosura shqiptare,  e koduar si “Bizza-22” ku marrin pjesë mbi 1 mijë trupa dhe 200 mjete ushtarake.

Lajmi është njoftuar nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili ka ndarë dhe disa pamje nga stërvitjet të zhvilluara gjatë ditës së sotme. Rëndësia e kësaj stërvitjeje është se do të aplikohen manualet më të mira në përdorim nga NATO, duke e certifikuar si një strukturë të gatshme për t’u dislokuar kudo dhe kurdo.

“Mbi 1 mijë trupa dhe mbi 200 mjete ngritën sot siparin e stërvitjes më të madhe të Forcave të Armatosura, të koduar “Biza-22”, në të cilën do të aplikohen manualet më të mira në përdorim nga NATO. Certifikimi i Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë nga Aleanca do të jetë dëshmia më e mirë e përpjekjeve të bëra deri tani nga të gjitha nivelet e komandimit dhe të drejtimit të FA.”, shkruan Ministri i Mbrojtjes në “Facebook”.

Të fundit

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme...

Drama e opozitës, një lider që as fiton, as ikën

Nga Preç Zogaj Patia Demokratike me koalicionin “Shqipëria madhështore” humbi të dielën zgjedhjet për herë të katërt radhazi gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit. Me një...

Isuf Çela përmbys rezultatin me votat e Diasporës, merr mandatin e dytë të PD në Kukës

Votat e diasporës kanë rezultuar një surprizë e vërtetë për qarkun e Kukësit. Rezultati për qarkun verilindor është përmbysur mes kandidatëve të PD. Numërimi i votave...

“Flamuri e Albana të dilnin në listë të hapur”/Xhaferaj skanon 11 majin, ku gaboi Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, i cili mbeti jashtë garës së 11 majit, renditi disa nga arsyet pse Sali Berisha dhe opozita i...

Mori shumë vota por jo mandate/ Lapaj ankohet për sistemin elektoral: Duhet ndryshuar

Me procesin e numërimit të votave që po shkon drejt fundit, ku tanimë vëmendja është përqendruar tek zarfet e Disaporës, kreu i lëvizjes “Shqipëria...

Lajme të tjera

Web TV