E la i fejuari sepse ishte e shëndoshë, e reja i jep ”hakmarrjen e ëmbël”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xhen Atkin para tre vitesh ishte duke planifikuar martesën e saj, kur i fejuari vendosi të tërhiqej e ti jepte fund fejesës. Arsyeja pse ai e la gruan e tij të ardhshme ishte fakti që ajo kishte filluar të hante shumë fast food dhe ishte shëndoshur.

Tani, e martuar me dikë tjetër, Xhen ka marrë hak në formën më të bukur, pasi ajo u kurorëzua Mis Britania e Madhe.
26 vjeçarja ndaloi së ngrëni fastfood dhe filloi të binte në peshë. Pas fitores së konkursit Xhen tha: “Unë fillova të konkuroja për qejf. Kurrë nuk e kisha menduar që mund të fitoja. Kjo kurorë është fundi i një udhëtimi shumë të vështirë.”

Misi kujton si ishte jeta e saj para ndarjes: “Unë haja racione shumë të mëdha makaronash apo picash dhe më pas shumë çokollata. Në fundjava porosisnim gjithmonë diçka. Ditën kur i fejuari im më la unë mendova se jeta ime kishte mbaruar. Qava për javë të tëra dhe përdora ushqimin si mbështetje. Por në fakt doli që ishte gjëja më e mirë që më kishte ndodhur ndonjëherë.”

Xhen nisi palestrën dhe nuk ka parë më mbrapa që atëherë. Tani ajo po planifikon të zhvillojë karrierën e saj në muzikë.

Të fundit

Arrestohet punonjësi i Gardës, kanosi me armën e shërbimit të afërmin e tij

Një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë, është vënë në pranga pasi ka kërcënuar të afërmin e tij...

Çfarë republike është Shqipëria sot

Nga Ben Blushi Ballkani ka vetëm republika parlamentare,por ato nuk janë të gjitha njëlloj. Serbia është një Republikë Ushtarake. Ajo kërkon vazhdimisht konflikt. Dikur Serbia ka qenë një...

Pogradec, ‘Benzi’ godet të moshuarën dhe një vajzë të vogël, po kalonin rrugën

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lin – Pogradec, ku një automjet ka goditur një të moshuar dhe një...

Si u minua Nord Stream nga ish-agjenti i Kievit dhe një grup i vogël zhytësish

Një ish-kapiten i ushtrisë ukrainase dhe ish-anëtar i shërbimeve sekrete, i njohur si Sergeii K., është arrestuar në Itali për përfshirje në misionin e...

Jam një refugjat ligjor në Britani. Pse trajtohem gjithmonë si kriminel?

Kam takuar njerëz të mrekullueshëm këtu, që më kanë bërë të ndihem se i përkas kësaj shoqërie – por sot janë gjithnjë e më...

Lajme të tjera

Web TV