Përplasje tragetesh në Portin e Durrësit, shkak moti i keq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy tragete janë përplasur mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit. Njëri prej trageteve ka qenë i ankoruar në Port ndërsa trageti tjetër ishte duke dalë dhe për shkak të erës së fortë janë përplasur me njëri-tjetrin.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme të shumta materiale. Tragetet ishin të linjës Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona.

Drejtoria e Përgjithshme Detare në njoftimin e shpërndarë për median deklaron se “në orën 19:30 në Portin e Durrësit, gjatë manovrave për të dalë nga porti, trageti A/F CLAUDIA pasi ka tërhequr spirancën është shtyrë nga era e fortë dhe ka prekur me fërkim tragetin BARI dhe AF MARINA. Menjëherë kanë hyrë ne veprim dy rimorkiatorët të cilët kanë shmang përplasjet, dhe trageti CLAUDIA ka dalë nga porti dhe ka vazhduar lundrimin për në Ankona.”

Të fundit

Pas flamurit në Suharekë, tani edhe Skënderbeu lyhet në Prizren

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren është dëmtuar. Përkrenarja dhe shpata e heroit kombëtar janë lyer me ngjyrë...

PD bllokon mandatet në shtator? Çollaku jep paralajmërimin

Kreshnik Çollaku thotë se Partia është në situatë tepër të vështirë pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit. “Në një demokraci normale, ata që...

Kodi i ri penal, Berisha: Atentat ndaj fjalës së lirë

Sali Berisha iu rikthye denoncimit të draftit të Kodit tëri Penal, duke e cilësuar dokumentin e hartuar nga Qeveria, si favorizues të mafies dhe...

Paralajmëron Balluku: Nesër afati i fundit për bizneset…

Data 31 korrik është afati i fundit për të gjitha subjektet tregtare të vendosura pranë akseve kombëtare që të zhvendosen vetë nga hapësira që...

Italia nis hetime ndaj Mark Zuckerbeg për shkelje në Whatssap

Italia ka njoftuar hapjen e një hetimi ndaj Meta-s, pas instalimit të një mjeti inteligjence artificiale në platformën WhatsApp. Autoriteti italian i konkurrencës argumenton...

Lajme të tjera

Web TV