4 persona në pranga, po transportonin klandestinë për në kufi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër persona janë arrestuar nga policia në Maliq, në juglindje të vendit, pasi janë kapur duke transportuar 8 shtetasj të huaj. Një person është shpallur në kërkim.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit K. S., 24 vjeçe, banuese në Vlorë; F. K., 24 vjeç; R. D., 19 vjeç; R. H., 20 vjeç, banues në Durrës. Si edhe u shpall në kërkim shtetasi R. K., 17 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, Maliq, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetet tip “SAAB”, “Fiat” dhe “Mercedes-Benz”, tetë shtetas të huaj, të cilëve nga hetimet e kryera rezulton se iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës prej 150 euro secilit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 automjete dhe 6 celularë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” e cila dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Të fundit

Trump beson te “miqësia” me Putinin, rezultati një ngërç i rrezikshëm

Opinion nga David E.Sanger, The New York Times “Asgjë nuk do të ndodhë derisa unë dhe Putini të ulemi bashkë,”...

26 gusht 1920 – Gratë në SHBA fitojnë të drejtën e votës

Më 26 gusht 1920, Ndryshimi i 19-të në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara hyri në fuqi, duke u dhënë grave të drejtën e votës...

Horoskopi ditor, 26 Gusht 2025

Dashi  Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria do të jetë e përmirësuar....

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple dhe OpenAI. Ata akuzojnë Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Lajme të tjera

Web TV