Ndryshimet në Kodin Rrugor parashikon të ashpërsojë masat ndaj drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit, duke rritur kështu dhe vlerën e gjobave. Kështu, masa administrative për drejtim të mjetit në gjendje të dehur shkon nga 5 mijë lekë në 15 mijë lekë të vjetra.
Po ashtu në këto ndryshime parashikohet masa me gjobë ndaj drejtuesve të mjeteve që mbajnë telefon në dorë, me shifrën 5 mijë lekë gjobë, apo duke shkruar masazh, 15 mijë lekë. Ndërkohë, sjellja agresive të shoferëve ndaj drejtuesve të tjerë, gjoba varion nga 1 deri në 2 mijë lekë dhe i hiqen 5 pikë nga patenta.
Këto janë disa nga masat drastike që do të ndryshojnë në qarkullimin rrugor, ndërkohë që ajo që bie në sy është edhe përcaktimi i orareve kur mund të jetë më i rëndë ndëshkimi për përdoruesit e alkoolit.
Referuar të dhënave që paraqet Policia e Shtetit me anë të disa tabelave ilustruese të ndërhyrjes në Kodin Rrugor shikohet se gjithçka lihet në duart e policit me të cilin do të kesh kontaktin e parë. Pra sërish do të jetë efektivi i policisë rrugore personi që do të vendosë nëse ti ishe duke folur në telefon apo ishe duke shkruar sms, apo në lidhje me shkelje të tjera. n.k/Fjala.al/
“Testi i idiotit”, ja çfarë vizite do të kryeni ju që shkelni rregullat në rrugë