“I laj rrobat në 12 të natës”/ Balluku këshillon kursimin e energjisë: Nëse lë dritën…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka vijuar të japë këshilla për kursimin e energjisë edhe në seancën e sotme parlamentare në Kuvend.

Nga foltorja ajo u shpreh se nuk merret ajo me hartimin e këtyre fushatave të këshillimit, të cilat po zhvillohen në të gjithë botën, ndërsa shtoi se të gjithë janë të lirë t’i lajnë si të duan rrobat e tyre.

Megjithatë ajo nënvizoi se lënia e dritës ndezur apo dera e frigoriferit hapur harxhojnë më shumë energji elektrike dhe për ata që kalojnë fashën e vendosur do të ketë faturim më të shtrenjtë.

“Si mund të dalësh këtu zonjë dhe të hedhësh vrer. Flit me fakte se je zonjë. Dil këtu dhe thuaj atë që ke për të thënë. Unë nuk merrem me temperaturat e larjes së rrobave sepse i laj sipas mundësisë sime. Nuk kam folur kurrë por kam shpërndarë një fushatë për sensibilizimin e qytetarëve për kursimin e energjisë. Nëse e lë frigoriferin hapur harxhon më shumë energji.

Edhe nëse lë dritën ndezur. Kur kam folur unë për larjen e rrobave? Se nuk kam kohë. Unë laj rrobat e mia ashtu si di në 12 të natës kur më del koha. Detyra ime është të garantoj furnizim me energji elektrike pa ndërprerë. Nuk mund të talleni me batuta. Ne do vazhdojmë të ofrojmë energji elektrike dhe të ruajmë qytetarët për një familje për të kryer të gjithë operimet.

Me fashën e vendosur do paguajnë më shumë ata që duan të krehin flokët dhe të lajnë rrobat me 90 gradë. Ne këshillojmë. Janë fushata që bëhen në të gjithë botën. Edhe në Gjermani. Jo fushata por vendimmarrje në Zvicër për kondicionerin. Ju mohoni që ka krizë? Ky është një moment kritik. Nuk hedhim dot shi nga qielli. Energjia elektrike prodhohet nga hidrocentralet. Çmimet e importit nuk i vendosim ne. Del aty dhe akuzon se ministrja ka thënë lani rrobat. Jo nuk e kam thënë”, tha Balluku.

Të fundit

“Kurtin nuk e voton gruaja, nuk është në listën e votuesve”

Bashkëshortja e kryeministrit Albin Kurti, Rita Knudsen Augestad, nuk është pjesë e trupës votuese në Kosovë dhe nuk ka...

Viruset e dimrit si ndikojnë tek problemet me stomakun çfarë duhet të bëni

Dimri përbën periudhën më kritike për problemet me stomakun. Këto probleme shfaqen me simptoma si të vjella, dhimbje dhe diare. Simptomat e problemeve të...

Rama prezanton sistemin e monitorimit: Në fokus shkelësit dhe qarkullimi rrugor

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot sistemin e monitorimit me kamera të 20 qyteteve në vend. “Do të ketë survejnim me kamera të qyteteve me fokus...

E shkuara dhe tradita

Nga Ilir Yzeiri Popujt pa histori e pa memorie ose janë zhdukur ose janë shfaqur si një entitet i dobët dhe i nëpërkëmbur në tregun...

Rama citon Aristotelin: Një shtet i qëndrueshëm është kur njerëzit janë të barabartë

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha morën pjesë në prezantimin e anketimit për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë...

Lajme të tjera

Web TV