Koronavirusi/Kavalishenca e Durrësit do kthehet në karantinë. Rama: I plotëson kushtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama ka deklaruar se shtëpia e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës e njohur ndryshe si Kavalishenca do shndërrohet në karantinë. Edhe pse ndërtesa u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, sipas kryeministrit Rama ajo i plotëson të gjitha kushtet.

Këtë njoftim Rama e bëri gjatë mbledhjes së Komitetit Kombëtar të Sigurisë, ku u shpreh se bashkë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë është siguruar se Kavalishenca i plotëson kushtet për të qenë karantinë për situatën në rast se koronavirusi përhapet edhe në vendin tonë.

Është për të ardhur keq që ndërkohë që bëhet politik e ka debat, askund tjetër nuk ndodh që palë të caktuara politike e individë me mandat politik të bëjnë ato që kanë bërë gjatë këtyre ditëve duke u përpjekur për të përhapur panik e për të dezinformuar. Askund nuk bëhet që karantinat të ndërrohen në male apo pyje, apo larg zonave të banuara, kjo është një shpikje në vazhdën e ushqyerjes së infodemisë. Kemi përcaktuar shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e Durrësit ku me OBSH është konstatuar se i përmbush standardet”.

Të fundit

Lot dhe emocione, Livia sheh babanë për herë të parë pas 22 vitesh

Livia ka përlotur me rrëfimin emocionues dhe më pas takimin e parë me të atin, plot 22 vite pasi...

Rama thirrje diasporës: Regjistrohuni për të votuar për herë të parë

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin e tij social Facebook ka njoftuar se shqiptarët e diasporës do të kenë për herë të...

Gjermani, papunësia në nivel rekord në 10 vitet e fundit

Sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punësimit në muajin janar numri i të papunëve në Gjermani arriti në rreth tre milionë vetë. Rritja e numrit...

Do vazhdojnë shoqërinë apo do jenë kundërshtarë? ‘Kriset’ raporti Rozana-Gjesti

Gjatë qëndrimit të tyre në shpellë, duket se një lojë e nisur nga G Bani dhe Gjesti, “krisi” shoqërinë e këtij të fundit me...

Tragjedi në Kosovë, tre fëmijë humbin jetën pas shembjes së banesës

Një tragjedi ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës pasi tre fëmijë kanë humbur jetën. Ata janë zënë poshtë pasi u shemb një banesë...

Lajme të tjera

Web TV