Jo më vjedhje energjie! Balluku: Do të ketë task-forca kudo nga 1 tetori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se në kuadër të menaxhimit të krizës energjetike qeveria synon të ulë me 15% konsumin e energjisë për çdo ndërmarrje apo institucion shtetëror brenda një viti.

Sipas Ballukut ulja e konsumit për institucionet shtetërore përkthehet në ulje totale të konsumit të energjisë me 5% në vendin tonë për një vit.

Ministria e Energjisë tha se 1% ulje konsumi përkthehet ne 28 milionë euro kursim në vit. Për këtë arsye qeveria do të lehtësoje dhe do të ndihmojë bizneset që të pajisen me panele diellore, pasi rreth 30% e energjisë elektrike konsumohet për ngrohjen e ujit.

‘Jemi në 20% humbje energjie, ne synojmë ta ulim në 16%. Jemi në kohë krize dhe nuk duhet lejuar lidhja e paligjshme, prandaj task forca do të jetë në çdo vend. Por task forca do nisë nga institucionet. Nëpër institucione do të ketë administrator energjie për të mbikqyrur eficencën e energjisë elektrike në institucion. Targeti qe do i vendosim çdo institucioni nëpërmjet një Akti normativ është që të ulin me 15% konsumin mujor të energjisë.

Çmimet e ndërtimet e konfiskuara do jetë mbi një koeficient të rëndësishëm. Nëse e para blejnë ndërtimin nuk do jetë me çmimin që deklarohet pasi ka informalitet por do ketë një koeficient që do vendoset për metër katror. Nuk mund të blihet metri katror në qendër 1700 euro, sepse ne e dimë që çmimi i tregut nuk është aq.’- tha Balluku.

Të fundit

Kreshnik Spahiu: Në 5200 qendra votimi, asnjë komisioner i PD s’ka kapur vjedhje

A qëndrojnë pretendimet e PD-së për manipulimin e votës së 11 majit nga mazhoranca apo për ‘trenin bullgar’? Pas humbjes...

Bisedime për paqen, Shtëpia e Bardhë konfirmon: Trump i gatshëm për…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është i gatshëm për të udhëtuar drejt Turqisë për të zhvilluar një takim tre palësh...

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se Kuvendi dhe institucionet e Kosovës po mbesin të bllokuara për fajin e Lëvizjes...

Fituesi i heshtur i 11 majit quhet Sali Berisha

B. KAJSIU - Zgjedhjet e 11 majit dhanë një rezultat të qartë në planin institucional: Edi Rama dhe Partia Socialiste siguruan një fitore solide,...

Leverkusen i mbyll derën Liverpool për Wirtz, “aspirinat” refuzojnë ofertën stratosferike

Bayer Leverkuseni raportohet se ka refuzuar një ofertë të çmendur të Liverpoolit prej 130 milionë eurosh për transferimin e Florian Wirtz.  Kampionët e Premier League...

Lajme të tjera

Web TV