“Squid Game”, regjisori i shfaqjes dëshiron Leonardo DiCaprion në kast

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas suksesit të paprecedentë, “Squid Game” do të rikthehet me sezonin e ri.

Por regjisori, Hwang Dong-hyuk , i cili po ashtu është duke shkruar skenarin për fenomenin Netflix, po mendon t’i kërkojë Leonardo DiCaprio t’i bashkohet.

Dong-hyuk së ​​fundmi mori pjesë në një intervistë në Seul dhe u pyet për mundësinë e pjesëmarrjes së yllit të Hollivudit në “Squid Game”.

 

Në  përgjigjen e tij, ai e bëri të qartë se nuk ka një gjë të tillë të planifikuar për sezonin 2, por ai është i hapur ndaj idesë për të përfshirë një emër të madh nëse rrethanat e lejojnë.

Ai përmendi konkretisht Leonardo DiCaprion, i cili është deklaruar fans i “Squid Game”, duke lënë të hapur mundësinë për më shumë diskutime.

“Nuk do të ketë asnjë aktor të famshëm të Hollivudit në sezonin 2. Kjo nuk është në plan dhe nëse ndryshon ndoshta do të jetë në sezonin 3. Sezoni 2 është ende i vendosur në Kore. Leonardo DiCaprio ka thënë se ai është një fans i serialit, kështu që nëse koha ose mundësitë e lejojnë, ne mund t’i kërkojmë atij të marrë pjesë në lojëra, “tha Dong-hyuk.

Xhirimet për sezonin e dytë fillojnë në vitin 2023

Hwang Dong-hyuk gjithashtu përmendi se xhirimet pritet të fillojnë vitin e ardhshëm, me episode të reja të disponueshme në vitin 2024.

Sezoni i 2-të i “Squid Game” u konfirmua së fundmi përmes një deklarate zyrtare në llogaritë e rrjeteve sociale të Netflix

Të fundit

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes...

Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze të çiftit në ishullin...

Katastrofë ajrore/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 4 persona

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke vrarë të katër personat në bord, përfshirë...

Europa digjet nga temperaturat e larta! Shqipëria në zonën e kuqe

Një valë e nxehti e pazakontë ka përfshirë Evropën, duke sjellë temperatura përvëluese që në shumë vende tejkalojnë 40°C. Në një hartë të publikuar...

Sezoni turistik, Ardit Bido: Hapja e plazheve publike, lajm i mirë për të gjithë!

Deputeti i zgjedhur i PS, Ardit Bido, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka vlerësuar hapjen e plazheve publike në të...

Lajme të tjera

Web TV