Lidhja jashtëmartesore e burrit dyshohet se u bë shkak për masakrën e Durrësit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fakt u fol që në momentet e para që bëhej fjalë për një lidhje jashtëmartesore që kishte vazhduar prej shumë kohësh nga Ruzhdi Tasuni, lidhje që kishte vijuar prej disa vitesh. Madje u tha se burri kishte marrë paratë e shtëpisë dhe i kishte investuar në këtë lidhje e për pasojë i duhej të shitej edhe dyqani konkretisht të mundësonte larjen e borxheve që kishte investuar në këtë lidhje.

Detajet e para kanë dalë ditën e djeshme në vendin e ngjarjes nga banorë të zonës që e njihnin familjen Tasuni të cilët kanë treguar se viktima ishte një njeri i mrekullueshëm dhe se kishte refuzuar shitjen e dyqanit enkas që të shpëtonte aq sa mundte familjen  e saj. Por acarimi i burrit ka arritur kulmin kur ajo i ka dhënë ultimatumin se ai dyqan nuk do të shitej kurrë sepse me atë ata do të mbanin frymën gjallë.

Policia dhe prokuroria ende nuk kanë mundur të marrin dëshminë e vajzave të viktimës të cilat gjenden në gjendje tejet të rënduar psikologjike nga ajo vrasje makabre që babai i tyre iu ka bërë nënës së tyre. Por ata besojnë se autori i krimit të rëndë ka gënjyer dhe vazhdon të gënjejë për shkakun e zënkës mes ti dhe bashkëshortes së ndjerë.

Policia dhe prokuroria janë kthyer sërish në vendin e ngjarjes duke mbledhur dëshmi të të gjithë personave që kanë njohje me viktimën dhe autorin e masakrës dhe kanë hedhur dritë mbi faktin tronditës që u tha se ishte shkaku që në momentin e parë të vrasjes që tronditi vendin. Me sa duket një lidhje jashtëmartesore që vazhdonte prej kohësh dhe problemet ekonomike të ardhura si pasojë, kanë qenë motivet e krimit makabër në Durrës, ku mbeti e vrarë 59-vjeçarja Hajdije Tasuni.

Lexo edhe :  OKB: Të paktën 901 persona u ekzekutuan në Iran në vitin 2024

Policia bën të ditur se të dhënat nuk janë ende zyrtare por dyshohet se bashkëshorti i saj, Ruzhdiu, 63 vjeç kishte një lidhje jashtëmartesore me një grua tjetër, të cilës i kishte blerë dhe shtëpi. Për këtë arsye kishte marrë shumë borxhe dhe po përballej me probleme ekonomike. Me sa duket për të shlyer borxhet, ai ka dashur edhe të shesë dyqanin e metrazheve ku punonte me bashkëshorten por kjo e fundit nuk ka pranuar.

Ditën e djeshme çifti është konfliktuar për të disatën herë për të njëjtën çështje dhe 63-vjeçari e ka qëlluar në kokë nënën e tre vajzave me hekurin e qepenit. Sipas rrëfimit të vetë autorit, 59-vjeçarja ka tentuar të largohet por ai e ka tërhequr dhe e ka goditur sërish duke e lënë të vdekur. Tasuni u arrestua pak minuta pas krimit dhe pranoi autorësinë. n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

Cilat janë shkaqet e lëvizjes së pavetëdijshme në gjumë, somnabulizmi?

Somnambulizmi, ose ecja në gjumë, është një çrregullim që ndodh kur individët lëvizin ose ecin gjatë fazave më të...

Florian Marku arrestohet sërish, këtë herë në Angli!

Telashet për boksierin shqiptar, Florian Marku nuk kanë të mbaruar. Vetëm disa ditë pasi u lirua në Gjermani, sportisti shqiptar është arrestuar sërish, por...

A rrezikojmë izolimin nga virusi i “ri”? Alimehmeti apel qytetarëve: Shkakton sëmundje

“Virusi i ri, a rrezikojmë izolimin”, kjo ishte tema e emisionit në një studio televizive. Mjeku Epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në studio tha se...

Gjithë natën me 5 persona, zbardhet dëshmia e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën

Forcat speciale të RENEA-s ndërhynë në një apartament në një pallat në Astir, aty ku këtë të enjte u ngujua një vajzë e moshës...

Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Është e vështirë për shumë njerëz të imagjinojnë një vakt pa mish, por duhet të mendojmë ta konsumojmë më rrallë, sepse ngrënia e tepërt...

Lajme të tjera

Web TV