“Ultras Guerrils” marrin vendimin e papritur, Partizani mund të luajë pa tifozë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tifozeria e zjarrtë e skuadrës së Partizanit, njohur si “Uktras Guerrils” ka vërë një njoftim në të cilin bën me dije se mund të mos e ndjekin derbin nga stadiumi ditën e premte.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të mbështetësve në “Facebook” ata janë shprehur se në rast që nuk hiqet kushti i kartave të identitetit për të hyrë në stadiumin “Air Albania” ata nuk do të jenë prezent në stadium.

“”Guerrils” ju fton të gjithëve t’i bashkohen marshimit të madh që do të nisë nga Baza në orën 17:00 për të kurorëzuar dominimin e kuq në çdo front, ashtu siç tradita jonë e do, ashtu siç e kërkon tifozëria e kuqe.

Por!

Njoftojmë zyrtarisht të gjithë anëtarët se “Ultras Guerrils” do të vijojë të respektojë deri në fund veten dhe atë çka përfaqëson, duke mbetur të papërkulur ndaj represionit që sistemi federatë-shtet kërkon të na imponojë!

Ndaj, ju bëjmë me dije se asnjë anëtar yni nuk do të jetë prezent në stadium nëse do të kërkohet hyrja me kartë identiteti!

Ne nuk do të lëkundemi kurrë nga qëndrimet tona!

Dje, sot, përjetë”-shkruhet në postim./Fjala.al/

Të fundit

Mbi 17 mijë vizita në qendrat shëndetësore verore, 27% e pacientëve kanë qenë të huaj

Që nga data 1 qershor  36 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin që operojnë 24 orë në 7...

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë, faktorët kryesorë/ Si po plaket forca e punës

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë ndër vite janë faktorë kyç që po ndikojnë te mplakja e fuqisë punëtore në vend dhe thellimi i hendekut...

Verë e paprecedentë në Itali/ Në Siçili priten temperatura deri në 49°C,

Tashmë është zyrtare, java e ardhshme do të ndajë Italinë në dy realitete të kundërta klimatike. Ndërsa veriu i vendit do të përballet me...

Dopietë me gola dhe assist, Leo Messi vijon formën fantastike tek Inter Miami

Lionel Messi shënoi dygolëshin e tij të gjashtë në shtatë ndeshje, duke ndihmuar Inter Miami-n të përmbysë dhe të fitojë bindshëm 5-1 ndaj New...

Tregu i prishur i banesave po ushqen ekstremën e djathtë në Europë

Nga Kirsty Major Nga Lisbona në Amsterdam, politika e banesave ka krijuar ndarjen midis të pasurve dhe të varfërve. Por, si zbulojnë autorët në serinë...

Lajme të tjera

Web TV