Temperaturat po ulen, çfarë duhet të pini për t’u ruajtur nga i ftohti…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ulja e temperaturave sjell bashkë me të ftohtin edhe sëmundjet dhe virozat e stinës. Për shumë njerëz virozat, e ftohura, gripi dhe shumë të tjera janë nga sëmundjet që godasin më shpesh me uljen e termometrit. Për t’i luftuar ato, organizmi nuk ka nevojë vetëm për medikamente, por edhe për ushqyerje të shëndetshme.

Këtu përfshihen edhe lëngjet të cilat e mbajnë organizmin të hidratuar. Por jo çdo lëng mund të jetë aleat i shëndetit në këto stinë virozash. Sot po ju sjellim një listë të lëngjeve të domosdoshme për shërim të shpejtë nga gripi dhe e ftohura.

Çaji pa kafeinë

Nxehtësia e çajit mund të zbusë fytin e acaruar, zhbllokojë hundët, hapë rrugët e frymëmarrjes dhe largojë dhimbjet e stomakut. Tek këto çajëra futen ai i trëndafilit të egër, kamomili, bliri, sherebela, dafina, pra çdo çaj që përgatitet nga bimë medicinale.

Çaji me xhenxhefil është një nga më të mirët, sidomos për sistemin imunitar. Këtë çaj mund ta kombinoni me limon dhe mjaltë, për më pak kollë dhe më shumë gjumë të qetë.

Uji me limon

Uji me limon ju mban të hidratuar dhe zhbllokon rrugët e frymëmarrjes. Limoni është i pasur me vitaminë C, e cila nëse e merrni rregullisht, shkurton kohëzgjatjen e gripit ose ftohurës.

Supa

Supa me perime ose mish pule ju jep kaloritë e nevojshme edhe kur ju ka ikur oreksi. Supa ndihmon në eliminimin e inflamacionit dhe shpërbën sekrecionet e akumuluara në rrugët e frymëmarrjes.

Lëngjet që nuk duhet t’i konsumoni kur jeni sëmurë:

Pijet e mëposhtme kanë efekt negativ në organizëm kur ai është pre e gripit ose të ftohurës.

Pijet energjike

Këto pije nuk ju hidratojnë dhe nuk ju bëjnë të ndiheni më mirë. Ato kanë plot kafeinë dhe sheqer të cilat e dehidratojnë organizmin më shumë.

Lexo edhe :  10 aksidentet më të rënda ajrore vitet e fundit

Lëngjet e frutave

Lëngjet e frutave, sado të shëndetshme të tingëllojnë, janë të mbushura me sheqer, sepse fibra që gjendet tek tuli ka përfunduar në plehra. Lëngu i portokallit është i dëmshëm për fytin. Mënyra më e mirë për të marrë vlerat e frutave është t’i konsumoni të plota.

Kafeja

Kafeina është e dëmshme për organizmin në gjithë kohëzgjatjen e sëmundjes. Në vend të kafesë, pini më shumë ujë dhe hani supë me perime.

Pijet e gazuara

Pijet e gazuara janë të pasura me sheqer dhe nuk kanë asgjë ushqyese që mund t’ju ndihmojë të luftoni sëmundjen. Në vend të tyre pini çajra të nxehtë bimorë.

Alkooli

Alkoli ka efekt dehidratues dhe mund të përkeqësojë simptomat si marramendja, dhimbjet e kokës dhe lëngimet e trupit. Pijet alkoolike mund t’i ruani për më vonë kur të jeni shëruar plotësisht.

/Fjala.al/Burimi: AgroWeb.org/

Të fundit

Lady Diana, princesha që la klasën e parë për të ndihmuar nënën me fëmijë tek ekonomiku

Lady Diana është lajm sa herë përmendet emri i saj, për gjithë thjeshtësinë dhe ngrohtësinë që shfaqte si princeshë....

Skandal financiar në Britani, nis hetimi për mashtrim në projektin gjigand HS2

Një hetim i thelluar është hapur në Mbretërinë e Bashkuar pas dyshimeve për mashtrim fiskal dhe keqpërdorim fondesh në një nga projektet më ambicioze...

Zbulohet lista: Kush janë futbollistët më të paguar të Botërorit të klubeve?

Leo Messi përfaqëson MLS-në në Botërorin e klubeve si lojtari më i paguar i kontinentit amerikan dhe është pjesë e listës së 20 futbollistëve...

Anija kozmike e Agjencisë Hapësinore sjell pamjet e para të polit jugor të Diellit

Videoja dhe imazhet e para të polit jugor të Diellit janë dërguar në Tokë nga anija kozmike Solar Orbiter e Agjencisë Hapësinore Evropiane. Imazhet...

Befasia e madhe nga Juventusi: 70 mln euro për sulmuesin më të kërkuar në Europë

Përveç klubeve të Premier League, në garë për Viktor Gyökeres futet seriozisht edhe Juventus. "Corriere dello Sport" raporton se Juventus, brenda pak ditësh do...

Lajme të tjera

Web TV