Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Derbi Tirana-Partizani, policia tregon cilat segmente rrugore do bllokohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e premte në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania” do të luhet derbi midis Tiranës dhe Partizanit, takim i vlefshëm për javën e 24-t të Superligës.

Ndërkohë Policia e Tiranës ka bërë  një njoftim një ditë përpara kësaj ndeshjeje, nga ku bën me dije se nga ora 15:00 do të bllokohen disa segmente rrugore për të krijuar siguri dhe për të mos pasur probleme në lëvizje.

“Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 15:00 deri në përfundim të aktivitet, janë:

– Rruga përreth  stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, rruga “ Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek  stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Do të ketë bllokim të pjesshëm të rrugëkalimeve të tifozëve, si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do kryhet: Xhamllik – ura e Rrugës së Elbasanit – rruga “Pap Gjon Pali  II” – Stadium; Pallati i Operas – bulevardi “Dëshmorët e Kombit – rruga “ Barjam Curri” – rruga “Pap Gjon Pali II” – stadium.

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit: Kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Ibrahim Rugova” – sheshi para Gardës – rruga “Lek Dukagjini” –  stadiumi.”-shkruhet në njoftim.

Më tej, në këtë komunikim shtohet se do të ketë edhe kontrolle për sende të paligjshme te personat që policia do ketë dyshime.

“Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (si armë, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj.) dhe çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.”-thuhet në këtë komunikim./Fjala.al/

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Tiranës, masa të shtuara për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve Tirana – Partizani, që do zhvillohet më datë 28.02.2020, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Me qëllim marrjen e masave gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana – Partizani, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka hartuar planin e masave për mbarëvajtjen dhe sigurimin e rendit para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes. Masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë jo vetëm në  ambientet e stadiumit, por dhe në një perimetër më të gjerë jashtë tij.  

Në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve rrugore, gjatë momentit të kalimit të tifozerive.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 15:00 deri në përfundim të aktivitet, janë:

– Rruga përreth  stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, rruga “ Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek  stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Do të ketë bllokim të pjesshëm të rrugëkalimeve të tifozëve, si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do kryhet: Xhamllik – ura e Rrugës së Elbasanit – rruga “Pap Gjon Pali  II” – Stadium; Pallati i Operas – bulevardi “Dëshmorët e Kombit – rruga “ Barjam Curri” – rruga “Pap Gjon Pali II” – stadium.

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit: Kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Ibrahim Rugova” – sheshi para Gardës – rruga “Lek Dukagjini” –  stadiumi. 

Policia do të garantojë dhe sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive në zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara.

Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (si armë, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj.) dhe çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium persona pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit.

Njëkohësisht, nuk do të lejohen të hyjnë në stadium tifozë më fytyrë të mbuluar me shall, si dhe do të nxirren nga stadiumi tifozët që do konstatohen se kanë mbuluar fytyrën gjatë ndeshjes, në rast të prishjes së rendit dhe qetësisë.

Gjithashtu, nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia si tifoz problematik.

Policia ju bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, do të ndërhyjë si në ambientet e jashtme të stadiumit, ashtu dhe në ambientet e brendshme, për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e personave që do shkaktojnë trazira apo kryejnë veprime antisportive. Sjellim në vëmendje  se për dy ndeshjet e fundit ku pati prishje të rendit e qetësisë publike dhe shkatërrim të pronës, Policia e Tiranës arrestoi 4 tifozë dhe procedoi penalisht 16 të tjerë dhe vijon punën për identifikimin edhe të shumë personave të tjerë të përfshirë në këto vepra penale.

Policia e Tiranës edhe njëherë  apelon për tifozëritë e dy skuadrave që të tregojnë qytetari dhe të zbatojnë rregullat dhe ligjin.

Të fundit

“Kush e ndien veten shqiptar të…”, Berisha thirrje për mosbindje civile: Është koha juaj

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve, iu...

“Travel+Leisure” Vizitoni mrekullitë e rivierës shqiptare dhe natyrës alpine

Në fillim të qershorit vizitova Shqipërinë së bashku me bashkëshortin tim për pushime verore. Përpara se të vizitonim plazhet e saj të njohura, ne u...

Bregu: Bashkëpunimi, si aseti ynë më i fortë, mbetet parimi që na udhëheq

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) organizoi dje një takim të Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP) në...

Pse nuk duhet të pini cigare direkt pas ushqimit?

Pirja e duhanit pas ngrënies është një praktikë e zakonshme ndër duhanpirësit, por ekspertët paralajmërojnë se ajo është jashtëzakonisht e dëmshme për shëndetin. Edhe...

I drejtohet burgut të Fierit, deputeti Salianji shoqërohet nga eskorta të policisë

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i është drejtuar tashmë ambiente të burgut të Fierit, aty ku do të vuajë dënimin prej një viti...

Lajme të tjera

Web TV