BE ndalon udhëtimet për rusët, por vazhdon të ketë përjashtime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër nga pesë vendet e Bashkimit Evropian në kufi me Rusinë filluan të mos lejonin hyrjen e turistëve rusë më 19 shtator, duke thënë se ata nuk duhet të udhëtojnë ndërsa vendi i tyre është në luftë me Ukrainën. Polonia, Estonia, Letonia dhe Lituania vendosën kufizime të reja, ndërsa Finlanda vendosi të qëndrojë e hapur, megjithëse ka shkurtuar numrin e takimeve konsullore për udhëtarët rusë që aplikojnë për viza.

Vendimi për të mos dhënë më viza për turistët rusë është pjesë e një sërë sanksionesh dhe hapash të ndërmarrë së fundmi nga Bashkimi Evropian ose vendet anëtare të tij që kur Moska filloi sulmin ndaj Ukrainës më 24 shkurt.

BE-ja ka ndaluar të gjitha fluturimet nga Rusia, duke lënë të disponueshme vetëm lidhjet e transportit hekurudhor dhe rrugor, dhe këtë muaj ajo ra dakord të kufizojë lëshimin e vizave të udhëtimit falas për zonën Shengen.

Më 18 shtator, një ditë para hyrjes në fuqi të vendimit të ri, në Narva, një qytet kufitar estonez, ku 90 për qind e banorëve janë rusishtfolës, shtetasit rusë po nxitonin të hynin në vend.

Rregullat e reja vlejnë për turistët rusë. Ato përjashtojnë disidentët rusë që kërkojnë strehim në BE, shoferët e kamionëve, refugjatët dhe banorët e përhershëm të vendeve të BE-së, si dhe ata që vizitojnë anëtarët e familjeve të tyre.

Më pak se një e dhjeta e rreth 4,000 rusëve që hyjnë çdo ditë në Estoni humbasin të drejtën për të hyrë në vend bazuar në rregullat e reja, thanë zyrtarët.

Çështja e udhëtimit në BE ka ndarë bllokun, me kryeqytetet si Berlini dhe Parisi që argumentojnë se do të ishte kundërproduktiv ndalimi i udhëtimeve për qytetarët e thjeshtë rusë. Kievi mbështet rregullat e reja për ndalimin e udhëtimeve të shtetasve rusë në BE.

Lexo edhe :  Histori mahnitëse mbijetese, ja si e shpëtoi policia 46-vjeçarin të bllokuar në ujëvarë

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, e cila ka theksuar më herët se turistët rusë nuk duhet të udhëtojnë në BE gjatë luftës, tha se një ndalim i tillë mund të binte ndesh me marrëveshjen e zonës Shengen që të gjitha vendet të respektojnë vizat e lëshuara nga vendet e tjera të zonës.

Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas shprehu zhgënjimin e saj për mosmarrëveshjet brenda BE-së, duke paralajmëruar se shumë udhëtarë rusë tani do të dynden drejt kufirit finlandez.

“Kemi një mënyrë për të shmangur rregullat e reja për shkak të Finlandës. Kjo nuk është plotësisht efektive, por është më mirë se asgjë”, tha Kryeministrja Kallas dy ditë para se të hynte në fuqi rregulli i ri në vendin e saj.

Për Mikhail Ivanovin, një shtetas rus 35-vjeçar që udhëtoi me autobus nga Shën Petersburg në Talin një ditë para se të hynte në fuqi rregulli i ri, vizita e miqve në Estoni mund të bëhet më e ndërlikuar.

“Unë do të jem ende në gjendje të shkoj në Estoni përmes vendeve të tjera”, tha ai menjëherë pasi hyri në Narva.

Rusia tha se do t’i kundërpërgjigjej kufizimeve të reja, por se nuk do të mbyllte kufijtë e saj me vendet e Bashkimit Evropian.

Të fundit

Hamasi pranon armëpushimin, Izraeli ende pa vendim: Plani i ndërmjetësuesve

Hamasi ka rënë dakord me propozimin e fundit nga ndërmjetësuesit rajonalë për një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje...

Protestat zgjerohen, Vuçiqi kërcënon

"Pas valës së protestave antiqeveritare në Serbi, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se do të ketë një goditje të ashpër ndaj protestuesve, duke i quajtur ata...

Këmbimi valutor/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesor sot

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.4 lekë dhe do të shitet me 83.8 lekë. Euro do të...

Nuk ka asnjë rikuperim, eksportet reale ranë me 7.4% për janar-korrik

Në pjesën e parë të këtij viti u duk se eksportet po rikuperoheshin, pas tendencës rënëse të dy viteve të kaluara. Të dhënat zyrtare treguan se...

Myslim Murrizi paralajmëron tërmet në listën e Partisë Demokratike për Tiranën

Më sytë nga SPAK dhe me bindjen se  do të jetë në  Parlament edhe pse nuk fitoi  mandatin e deputetit, Myslim Murrizi  paralajmëron  zhvillime te forta...

Lajme të tjera

Web TV