Me të gjithë familjen mbretërore – përveç Princit të vogël Louis – të pranishëm në funeralin e Mbretëreshës, pati disa nga ato më pikantet e deri tek më zemërthyeset që mund të kenë kaluar pa u vënë re.
Më poshtë ka disa momente kyçe të përmbledhura nga ekspertët që tregojnë veprimet e familjes mbretërore në këtë ditë historike.
Princi George duket shumë i trishtuar
Princi William dhe Kate Middleton tërhoqën vëmendjen dhe janë lavdëruar për shfaqjen e pjekurisë së tyre.
Në të njëjtën mënyrë duket se e kanë edukuar edhe djalin e tyre, George, që u tregua po aq i sjellshëm duke u thënë “mirëmëngjes” të gjithëve.
Kate edhe pse priste njerëzit, dukej që ishte vigjilente gjatë gjithë kohës për fëmijët.
Fjalët e ashpra të Camilla-s për Charlotte-n lozonjare
Megjithatë jo të gjithë ishin të kënaqur me sjelljen e George dhe Charlotte ditën e sotme. Diçka ndodhi mes fëmijëve gjatë shërbesës së mëngjesit të sotëm, që e mërziti shoqëruesen e Mbretëreshës, Camilla.
Ajo i bën me shenjë Kate Middleton, e cila jep urdhër: “Merre me vete”.
Sipas ekspertëve të gjuhës së trupit u pa që Camilla nuk ishte shumë në terezi, pasi dukej e lodhur. Sytë po i mbylleshin dhe trupi i dridhej.
Princi Andrew ekzagjeronte trishtimin në fytyrën e tij
Ditën e fundit shumë sy iu “ngulën” Princit Andrew për ta parë Dukën e Jorkut i cili u pa nga sytë e publikut për herë të parë që kur u tërhoq nga detyrat mbretërore.
Ai u shfaq me një fytyrë të ngrysur sikur po përpiqej dëshpërimisht të mbante lotët ndërsa marshonte pas arkivolit të nënës së tij, megjithatë ekspertët thonë se ishte tepër e ekzagjeruar nga ana e tij.
“Donte më shumë t’i tregonte botës se sa i mërzitur ishte, më shumë nga sa ishte në të vërtetë”.