NBA/ Shitet në ankand fanella e Michael Jordan, ja shifra e çmendur që u pagua për të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur kanë kaluar gati 20 vite nga tërheqja e tij nga sporti, por ish-basketbollisti Michael Jordan mbetet një nga sportistët më të dashur në botë. Aq sa të bindë dikë të shpenzojë më shumë se 10 milionë dollarë në ankand për fanellën që ai ka veshur në ndeshjen e parë finale play off në NBA, në vitin 1998, me skuadrën e Chicago Bulls.Legends profile: Michael Jordan | NBA.com

Në atë ndeshje, fituar nga Utah Jazz pas kohës shtesë, Michael Jordan realizoi 33 pikë. Ky ankand vendosi disa rekorde, pasi fanella e Jordan shitur për më shumë se 10 milionë dollarë është fanella sportive më e shtrenjtë shitur ndonjëherë. Ajo theu rekordin prej 9.3 milionë dollarë që mbahej nga fanella e Diego Maradona.

Bëhet fjalë për fanellën që Maradona kishte veshur në ndeshjen ndaj Anglisë, kur realizoi golin me dorë (botërori i vitit 1986). Ky është gjithashtu objekti më i shtrenjtë i shitur dhe që i përket Jordan, duke thyer rekordin e një kartoline të autografuar prej basketbollistit, dhe që ishte shitur për 2.7 milionë dollarë.

Sotheby’s, që organizoi ankandin, priste një ofertë deri në 5 milionë dollarë, por arritën mbi 20 oferta, duke bërë që çmimi fillestar të dyfishohej. Kjo shumë, mbi 10 milionë dollarë, ka vendosur edhe rekordin e fanellës sportive më të shitur në NBA.

Rekordi i mëparshëm ishte 3.7 milionë dollarë i një fanelle të Kobe Bryant (Lakers).

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV