Në garën për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë përzgjedhur 4 kandidatë.
Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së për dy ditë zhvilloi intervistat e strukturuara me 8 kandidatët e përzgjedhur deri në ketë fazë, ku 4 prej tyre kalon na fazën tjetër.
Çdo kandidat u intervistua duke përdorur të njëjtën metodë intervistimi, të miratuar më parë nga Komisioni i Përzgjedhjes. Rezultatet e vlerësimit të intervistave iu shtuan rezultateve të mëparshme të kandidatëve.
Në përfundim, Komisioni i Përzgjedhjes përzgjodhi 4 kandidatët më të mirë deri në këtë moment, të cilët do t’i nënshtrohen fazës përfundimtare të verifikimit. Kandidatët e përzgjedhur janë si më poshtë:
- Aida Veizaj
- Artur Beu
- Ervin Hodaj
- Idajet Faskaj