Sulmi kibernetik, Çuçi: Asnjë vend nuk e përballon dot i vetëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi u shpreh sot se asnjë vend nuk i përballon dot i vetëm sulmet kibernetike, e jo më një vend si Shqipëria.

Duke folur në një tryezë me përfaqësues të Drejtësisë dhe Bashkimit Europian, ai tha se sfidat për policinë tani kanë ndryshuar, nga krimi i organizuar dhe terrorizmi te sulmet kibernetike.

“Të gjithë ndajmë të njëjtin opinion që sfidat në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit, janë shumë komplekse. Mjafton të përmendim situatën e pazakontë që po përballet sot Policia dhe agjenci të tjera të qeverisë me sulmin kibernetik. Nëse deri dje ka qenë lufta klasike e institucioneve ligjzbatuese për fenomene si krimi i organizuar, lufta kundër drogës dhe terrorizmit, për të cilat kemi krijuar stabilitet lidhur me bashkëpunimin me partnerët, tani po përballemi me luftra të reja siç është lufta kibernetike. Ky sulm na tregoi që asnjë vend nuk mund të përballojë i vetëm këto fenomene, e jo më një vend i vogël në zhvillim siç është Shqipëria”, tha Çuçi.

Sipas tij “Projekti i ri i bashkëpunimit me BE-në është momenti për të shënuar që ne lëvizim tani në një ligë tjetër, është fillimi i aderimit të Shqipërisë në BE. Projekti merr një rëndësi të veçantë sepse do të na shoqërojë ne në një proces shumë të rëndësishëm, të ndërlikuar siç është procesi i negociatave me BE-në. këtu kapitulli 24 i kontratës sonë me BE-në është një nga shtyllat kryesore të kësaj kontrate. Dua ta theksoj këtu sepse ka rëndësi që pa u mbyllur kapitulli 24, Shqipëria nuk mund të ecë me kapituj të tjerë. Jam i kënaqur që në këtë moment vjen edhe etapa e re e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe BE-së në asistencën që ofron për agjencitë ligjzbatuese të Shqipërisë”.

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV