Futbollist 12 vite më i ri se ajo/ Zbulohet me kë e tradhtoi Icardin Wanda Nara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Wanda Nara, 36 vjeçe, i dha fund martesës së saj me Mauro Icardin sepse ka nisur të shoqërohet me Martín Payero, vetëm 24 vjeç (12 vite më i ri), mesfushorin e Boca Juniors. Sipas gazetares argjentinase Pía Shaw, ata tashmë janë takuar disa herë, në një rast në publik.

“Wanda shkoi në sallën e bowlingut Afrika të mërkurën mbrëma dhe çka ra në sy ishte ‘harbimi’ me Payero. Ata u panë duke biseduar, asgjë tjetër, por kjo i shton dyshimet”, – shpjegoi panelistja e emisionit televiziv.

Yanina Latorre shtoi një fakt tjetër që do të konfirmonte romancën. Në të njëjtin program, ajo siguroi se disa ditë më parë kanë dashur t’i shesin informacione për lidhjen e biznesmenes me një futbollist vendas. Latorre sqaroi se nuk ka ndërmend të japë asnjë qindarkë për asnjë foto apo të dhëna specifike.

Wanda ka njoftuar ndarjen nga Icardi këtë të enjte përmes një deklarate të shkurtër që e ka postuar në llogarinë e saj në Instagram. “Është shumë e dhimbshme për mua ta jetoj këtë moment. Por duke pasur parasysh ekspozimin tim, gjërat që po kaloj dhe spekulimet mediatike, preferoj që ta merrni vesh ndarjen nga unë.

Nuk kam asgjë më shumë për të sqaruar dhe nuk do të jap asnjë detaj për këtë ndarje. Ju lutem më kuptoni jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët tanë”.

Cilat janë arsyet pse Wanda Nara e ka braktisur Mauro Icardi? Njerëzit pranë tyre thonë se ajo ishte lodhur nga skenat e xhelozisë së Mauro Icardit dhe se ai donte “t’i priste krahët”, pasi nuk ishte i kënaqur me idenë që u transferua e vetme në Argjentinë.

Lexo edhe :  5 nga filmat më të mirë romantikë që mund të shihni këtë fundjavë

Kësaj i është shtuar edhe një kërcënim nga futbollisti, kur mori ofertën e parë nga klubi Galatasaray. “Nëse nuk vini në Turqi, unë nuk firmos”, – do t’i thoshte dhe për të “mos i varur këpucët në gozhdë” u zhvendos në Stamboll me pesë fëmijët.

Në rrjetet e saj, Wanda la të kuptohet gjithashtu nevojën për t’u kujdesur për veten. “U largova duke dashur të qëndroja. Dhe kjo me të vërtetë dhemb! Por më duhej ta bëja për arsye të shëndosha. Isha egoiste dhe zgjodha veten. Mendova për veten time, duhej ta bëja”, – ka nënvizuar përmes një videoje që ka postuar, përpara se të konfirmonte ndarjen.

Të fundit

Vodhi disa markete ne Vlore duke u maskuar me kapuç dhe pelerinë

Policia e Vlorës ka zbardhur dhe dokumentuar 7 raste vjedhjesh në qytet, duke identifikuar dhe ndaluar autorin e dyshuar. Në...

Pezullimi i transportit të gazit rus drejt Evropës,reagon Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë më 1 janar se dhënia e fund e furnizimeve me gaz rus në Evropë, përmes një gazsjellësi që...

Keni ngrënë shumë gjatë festave të fundvitit? Zgjidhja si ta tretni ushqimin

Pas festave të fundvitit, shumica prej nesh mund të ndihen të rënduar nga ushqimi i tepruar. Ja disa këshilla praktike për të përmirësuar tretjen dhe...

Qëlloi me armë zjarri në Tiranë, identifikohet autori

Policia ka bërë të mundur identifikimin e një personi të dyshuar i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në një ambient festiv,...

Aktori 94-vjeçar Clint Eastwood po përgatitet për filmin e tij të radhës

Aktori dhe regjisori legjendar Clint Eastwood, pavarësisht 94 viteve të tij, duket se nuk dorëzohet. Sipas informacioneve ekskluzive nga World of Reel, ai është...

Lajme të tjera

Web TV