Amnisti për të burgosurit? Ministria e Drejtësisë: Nuk ka asnjë draft për këtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme ka qarkulluar një lajm se mund të ketë një amnisti për të burgosurit.

Por Ministria e Drejtësisë ka reaguar menjëherë, dhe ka sqaruar se deri tani nuk ka asnjë draft, të shkruar, apo në konsultim, për një projekt-ligj mbi një amnisti të mundshme.

Ministria njofton se nuk ka asnjë grup pune në Ministri të Drejtësisë, apo në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ngritur për këtë qëllim.

Reagimi i Ministrisë së Drejtësisë:

Nisur nga interesi publik, i familjarëve dhe i personave në konflikt me ligjin për një amnisti në IEVP e Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë sqaron: Deri tani nuk ka asnjë draft, të shkruar, apo në konsultim, për një projekt-ligj mbi një amnisti të mundshme. Nuk ka asnjë grup pune në Ministri të Drejtësisë, apo në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ngritur për këtë qëllim.

Ministria e Drejtësisë u lutet mediave, të përdorin edhe informacionin në rrugë zyrtare, pasi lajmet vetëm burimore që rezultojnë të rreme shkaktojnë indinjatë, zemërim dhe mosbesim tek familjarët, tek personat në konflikt me ligjin dhe tek publiku, jo vetëm ndaj institucioneve publike, por edhe vetë medias.

Të fundit

Përdhunoi 24-vjeçaren në Lushnje, arrestohet autori

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Lushnjë pasi akuzohet se ka përdhunuar një 24-vjeçare. bMarius Çela...

Pse Kosova po ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukësi?

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë vendosë masë ndalese të pakohshme, për import të ruminantëve të vegjël Dele dhe Dhi nga regjioni i...

Berat, banesa përfshihet nga flakët, zjarrfikësja në vendin e ngjarjes

Një zjarr ka rënë këtë pasditen e së enjtes në një banesë dykatëshe në lagjen Uznovë të qytetit të Beratit. Sipas njoftimit nga Drejtoria e...

Barcelona do yllin e Atletico, reagon klubi: Na paguaj 500 mln euro

Barcelona ka disa muaj që po e sheh sulmuesin e Atletico Madrid, Alvarez, si pasuesin perfekt të veteranit Robert Lewandowski. Katalanasit kanë nisur kontaktet e...

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, mungon avokati! Sot do lexohej pretenca e SPAK

Seanca për dosjen Metamorfoza është shtyrë për më datë 16 qershor, ora 15:00. Shkak u bë mungesa e avokatit të Edmond Prekës, i cili...

Lajme të tjera

Web TV